PS e ndare per Nanon Rama e neverit Malaj e fton ne parti

Malaj Nano ka vlera e ka vendin ne PS. Te behemi te pergjegjshem ne PS te rikthehen te ikurit
Kundrejt kryetarit Edi Rama i cili nuk ngurroi te shprehej se ndien neveri per largimin e Tavos apo te Nanos nga partia ne PS ka te tjere zera qe mbeshtesin rikthimin e ish-kryetarit ne seline roze. Njeri prej tyre eshte deputeti Arben Malaj i cili nuk perjashton mundesine e nje ftese per Fatos Nanon. Deputeti i Partise Socialiste Arben Malaj konfirmoi dje ne nje dalje televizive se nga selia roze mund te kete nje ftese edhe per Fatos Nanon ish-liderin historik te kesaj partie. Ne duhet te jemi shume te pergjegjshem kur ata ne nje kohe te dyte duhet te reagojne dhe duhet te krijojne nje aleance te re me PS-ne. Nuk e di pse ju ka mbetur mendja te Nano une nuk kam frike te debatoj per Nanon. Prape them qe jemi ne dinamike sot ka ndodhur nje pjese e hapit neser pergjegjshmeria mund te tregoje qe ka nevoje per me shume. Une do te doja qe lidershipi i PS-se te bazohej me shume te vlerat sesa te emrat - tha Arben Malaj. Kete deklarate Malaj e dha pas diskutimeve te bera ne lidhje me ftesat qe bere kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ndaj socialisteve te larguar dy dite me pare ne Asamblene Kombetare. Keshtu kryesocialisti ne asamble ftoi disa nga te larguarit e PS-se por nuk permendi ne ta emrin e Fatos Nanos madje ndaj tij ai leshoi disa akuza. Por per deputetin Malaj ndoshta edhe per Nanon mund te kete nje ftese nga ana e selise roze por se si do te arrihet kjo ai nuk e shpjegoi me tej. Duket ne fakt i veshtire afrimi i Nanos me PS-ne ku ne krye te saj ndodhet Rama pasi kontradiktat midis tyre kane qene te shumta dhe kane shkuar deri ne akuza te drejtperdrejta. Por ne fakt vete Nano ka mbeshtetjen e nje numri te konsiderueshem deputetesh aktuale te PS-se por edhe te atyre qe ndoshta ne te vertete nuk jane mbeshtetes te tij por ne fakt jane kunder kryetarit aktual Rama per menyren se si po e drejton ai forcen me te madhe opozitare. Gjithashtu deputeti Malaj diskutoi edhe ne lidhje me ate qe deklaroi ne asamble kreu i socialisteve Rama ne lidhje me mocionin qe pritet te behet ndaj Kryetares se Kuvendit Topalli apo edhe ndaj Kryeministrit. Per Arben Malajn me shume sesa rezultati i mocionit te mosbesimit ndaj Kryeministrit apo Kryetarit te Parlamentit ka mundesi qe ai te mbese vetem nje deklarate. Shqetesimi eshte qe ne qofte se sot eshte deklaruar duhet patjeter te jete shume serioze per tu pergatitur per tu paraqitur mundesisht me nje afat dhe nuk mund te sherbeje rezultati i mocionit per te arritur agresivitetin politik midis forcave politike apo brenda nje force politike - tha Arben Malaj. Keshtu per deputetin socialist nuk duhet qe mocioni te perdoret thjesht per kunderpergjigje politike ndaj akuzave te bera nga mazhoranca apo si nje deklarate thjesht e mbetur e tille nga kreu i selise roze Rama. Keshtu edhe nje here kreu i Partise Socialiste ka gjetur nje ze tjeter kundershtues ndaj veprimeve te tij politike dhe menyres se si ai po e drejton partine me te madhe opozitare.