E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU ne Fier Idrizi Do te shkojme ne ameri

Ne kerkim te te drejtave te tyre camet jane optimiste se shume shpejt do te shkojne ne Cameri. Brenda nje viti kemi bere shume per ceshtjen came edhe ne Parlamentin shqiptar do te vazhdojme ne kete rruge deri ne zgjidhjen e plote te saj. Ky eshte qendrimi i kreut te Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi ne shenimin e njevjetorit te kesaj force politike ne qytetin e Fierit. Partia Drejtesi dhe Unitet u prit ne nje atmosfere festive nga me shume se 800 anetare dhe simpatizante ne qytetin e Fierit ne vijim te turit Nje vit PDU. Ne nje atmosfere te ndezur nga brohoritjet e qindra te rinjve qe kishin mbushur teatrin Bylis te Fierit kryetari i PDU-se z. Shpetim Idrizi premtoi se rikthimi ne Cameri do te ndodhe. Duke folur per aktivitetin parlamentar te PDU-se brenda nje viti ai deklaroi se asnje qeveri nuk ka mandatin te rinegocioje marreveshjen e ujrave pas vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Kushdo qe do ti degjonte i degjoi mesazhet tona paqesore dhe ato jane Ne do te kthehemi ne Cameri do te ndertojme atje varret e te pareve tane dhe ne sigurisht do te fitojme te drejtat tona sepse sot eshte ora jone sot eshte ora e shqiptareve eshte ora e Camerise. Pa dyshim kemi mbajtur ceshtjen tone fort ne Parlamentin shqiptar - tha Shpetim Idrizi kreu i PDU-se. Sekretari i Pergjithshem i PDU-se Amos Dojaka dhe deputeti Dashamir Tahiri kane vijuar me tej ne te njejten linje per punen qe po behet per sensibilizimin e ceshtjes came brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise. Nga ana e tij deputeti i PDU-se z. Dashamir Tahiri deklaroi se Cameria eshte nje ceshtje qe u perket gjithe shqiptareve kudo qe ata jetojne dhe jo vetem ketij komuniteti.

Nje vit PDU. Kjo parti e re ne pamje te pare nje parti e vogel por nje me nje amanet te madh qe e ka bere parlamentin shqiptar te duket me te vertete shqiptar sic na takon. Me lejoni te beje se fundi ne krahasim me fjalen e madhe te udheheqesit boteror te nje kombi te madh sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes te z. Barak Obama Yes we can. Po ne mundemi vellezer po ne mundemi qe amanetin e te pareve tane ta cojme perpara aty ku do te krenohet e gjithe Shqiperia- deklaroi z.Tahiri.

Koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj z. Jetmir Salaj deklaroi se te gjithe te rinjte shqiptare te cilet jane krenare qe jane shqiptare duhet ti bashkangjiten KPR-se forca me e madhe qe mbron patriotizmin shqiptar. Cdo shqiptar cam kosovare lab gege e tosk te krishtere e mysliman duhet te bashkohemi e te themi jo uljes se dinjitetit tone dhe te ndergjegjesohemi per ate shprehje qe ka thene i madhi Pashko Vasa feja e shqiptaret eshte shqiptaria ndash tha Salaj. Partia per Drejtesi dhe Unitet ka nisur ne kete kuader turin e saj neper Shqiperi Nje vit PDU.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›