PS e vetme përballë presionit të Berishës
Autori i Lajmit: red.
Aleancistët mbështesin kryeministrin Sali Berisha duke e konsideruar si të drejtë qëndrimin e tij në seancën plenare të 21 korrikut. Sipas tij replikat e shkëmbyera mes Berishës dhe deputetit Taulant Balla janë një ‘dhuratë që Kryeministri u bëri masakruesve të Kushtetutës. “Parë në këtë këndvështrim, na rezulton se deputeti në fjalë ka qenë një nga deputetët aktivë dhe protagonistë në ndryshimet kushtetuese, dhe për këtë arsye ne mendojmë që dhurata që kryeministri i dha atij ishte plotësisht e merituar. Ai e kishte hak, për të mos thënë që e kishte pak. Por, jo vetëm ai, por tre të katërtat e Grupit Parlamentar socialist nuk vlejnë të gjithë së bashku as sa një nen i vetëm i Kushtetutës së masakruar”, - tha dje Arben Demeti. Ai pohoi se PAD nuk do të përkrahë PS-në në asnjë moment. “Për Edi Ramën dhe bandën që drejton Partinë Socialiste, për fat të keq dhe për PS, ka nisur një dimër i gjatë i vetmisë së madhe”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008