E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha shkurtoi fondet

Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe ka akuzuar dje kryeministrin e vendit, Sali Berisha për shkurtim të buxhetit suplementar, të miratuar vetëm pak ditë më parë, pa miratimin e opozitës. Sipas Braçes në këtë buxhet shtesë reflektohen shkurtime të ndjeshme, në një kohë që vendi përballet me një krizë të ujit të pijshëm, probleme serioze me rrugët dhe rrezikohet nga zjarret në këtë stinë të nxehtë. “Shefi i qeverisë shkurtoi buxhetin shtesë. 3.5 milionë lekë ia shkurtoi sektorit të bujqësisë; 1.8 milionë lekë ia mori vaditjes; 197 milionë lekë i shkurtoi në rrugë; 25 milionë në strehim; 18 milionë në shëndetësi, 16.9 milionë në arsim dhe 14.8 milionë lekë i shkurtoi në zërin e emergjencave civile”- ka thënë Braçe pas miratimit të buxhetit shtesë, që u shoqërua me kontestime të prera nga ana e socialistëve.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›