Topi dekreton buxhetin shtesë dhe verifikimin e titujve
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi dje buxhetin shtesë për vitin 2008. Buxheti vlera e të cilit është 20 miliardë lekë u miratua në Kuvend me 72 vota pro, 18 kundër dhe 3 abstenim pas një sërë debatesh e replikash të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës. Po dje Kreu i Shtetit dekretoi dhe 20 ligje ndër të tjerët e dekretuar nga Topi janë dhe ndryshimet në ligjin për "Akademinë e Shkencave", ligjin për "për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-IT”. Gjithashtu Presidenti Topi dekretoi dërgimin e një force ushtarake shqiptare në rajonin e Gjirit Persik, si dhe pjesëmarrjen në operacionin ushtarak të Bashkimit Europian për menaxhimin e krizave në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Po janë dekretuar dhe ligjet, “Për sportin”, “Për të huajt”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9270, datë 29.07.2004 “Për sistemin e adresave”, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” etj.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008