E Shtunë, 31 Tetor 2026

"PS fali e shperbleu persekutoret"

Rozeta Rapushi

Kuvendi diskutoi deri pas mesnate, projektligjin per hapjen e dosjeve te ish Sigurimit te Shtetit. Projektligj, i cili detyron hapjen e dosjeve dhe largimin nga postet publike, te atyre zyrtareve qe vertetohen se kane qene ish bashkepunetore te sigurimit. Projekti nuk kursen asnje funksionar, qofte ky Presidenti, anetaret e kabinetit qeveritar, gjyqtare e prokurore. Per verifikimin e pastertise se figurave, ngrihet nje komision i posacem qe do te merret me verifikimin e tyre. Ashtu sic pritej, debati per hapjen e dosjeve, nxiti perplasje te ashpra mes pozites dhe opozites ne Kuvend, duke mos kursyer dhe familjet e tyre. Qe ne fillim te debatit, Kryeministri Sali Berisha drejtoi gishtin nga opozita, si fajtore per ndalimin e zbatimit te ligjit qe u miratua ne 1995 kur PD ishte ne pushtet. "Sapo erdhet ne pushtet ju, c'bete procesin e hapjes se dosjeve dhe i njohet pafajesine, madje dhe shperblyet pikerisht ata njerez qe ekzekutuan te pafajshem", akuzoi Berisha. Sipas kryeministrit, te majtet ne pushtet demshperblyen Ramiz Aline, i cili me firmen e tij varte njerez ne shesh dhe ekzekutonte femijet ne kufijte e vendit. Po keshtu, ai permendi dhe Aranit Celen si nje i demshperblyer nga ish pushteti i majte, ndonese ka lejuar pushkatime e burgjet skandaloze. Sulmit nuk i shpetoi as ish kryetari i Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu apo deputetja e PSD-se, Diana Culi. "I shpallet keta te pafajshem, sepse per ju komunizmi ishte sistem i drejte, i pafajshem. Dhe dhate demshperblim per Ramiz Aline. Atij qe firmosi ekzekutimin e 27 intelektualeve, para se te behej gjyqi", akuzoi Berisha. Ketij sulmi nuk i shpetoi as kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe familja e tij. Kryeministri, duke akuzuar socialistet se po perdoren nga Rama, u shpreh se kryetari socialist ka hallin e familjes se tij, ndaj del kunder. "Ështe i biri i nje anetari te Komitetit Qendror qe perkushtimin e tij e kishte vetem per te lustruar bustet. Por dhe nipi i Kolekes, nje intelektual kriminel qe coi ne litar dhjetera njerez, vetem se ishin me te afte se ai", kritikoi kryeministri. Megjithate, ai nuk mohoi faktin se ne mars 1991, personalisht ftoi Edi Ramen per ta futur ne listat e partise se tij. "Kete e bera se nuk kam komplekse nga origjina dhe per kete kam deshmitar dhe Neritan Ceken", tha kryeministri, duke i bere thirrje opozites qe nese nuk do te kete te njejten rol si me pare, te votoje ligjin. Ai theksoi se Shqiperia do te ndahet njehere e pergjithmone nga diktatura. Ndonese deklaroi se nuk ka qene asnjehere i persekutuar, Kryeministri permendi se ashtu si cdo kujt tjeter dhe familjes se tij i eshte marre prona, si dhe tregoi histori te mjerimit te vend, ne kohen e mbreterimit te komunizmit. Berisha sqaroi, se projektligji eshte i njejti si ai qe PD solli ne 1995 dhe nuk lejon qendrimin e ish persekutoreve ne poste publike. Shqiperia zgjodhi te huazoje ligjin cek qe eshte per pendese kombetare dhe hapjen e dosjeve, sepse ai rumun jo vetem bente hapjen e dosjeve, por i ndiqte ato e hapte procese. Berisha mohoi se projektligji eshte hartuar per te sulmuar individe te vecante qe kane ne dore ceshtjet te rendesishme gjyqesore, ku jane perfshire anetare te kabinetit te tij. Ndersa kryetari i grupit kuvendor te PD, Patozi, deklaroi se ligji per pastrimin e figures, respekton te gjithe shqiptaret qe u persekutuan nga regjimi komunist, me i eger ne Evrope. Patozi tha se mosmiratimi i ketij projekti eshte nje fyerje publike qe i behet te gjithe gjyqtareve qe nuk kane lidhje me te kaluaren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›