E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtylla: Me koleget e mi kerkuam arrestimin e Nexhmije Hoxhes

I menjehershem pas sulmit publik te kryeministrit Berisha, ka qene reagimi i prokurorit Zamir Shtylla. Ai nenvizoi se "ka qene protagonist ne disa prej dosjeve me te bujshme te 18 viteve te fundit, si ai ndaj bllokmeneve, Nexhmije Hoxhes dhe Aldo Bares". Duke kujtuar se ka qene pikerisht presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, qe e ka emeruar ate ne nje prej posteve me te rendesishme ne Prokurorine e Pergjithshme. "Se bashku me koleget e mi kerkuam arrestimin e Nexhmije Hoxhes dhe te tjereve. Une kam zbatuar ligjin dhe vazhdoj t'i bindem atij dhe askujt tjeter", u shpreh Shtylla. Nderkohe ne lidhje me ceshtjen e Gerdecit, mesohet jo zyrtarisht se prokuroret e dosjes jane ne prag te perfundimeve shume te rendesishme dhe nga ky hetim kane dale shume emra te tjere te rinj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›