Spiro Qirko nderohetme urdhrin“Mjeshtër i Madh”
TIRANE- Mjeku i njohur shqiptar, profesor Spiro Qirko është nderuar sot nga presidenti Bamir Topi me urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Personalitetit të shquar të mjekësisë shqiptare, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit shëndetësor në vend, veçanërisht, të kardiologjisë, si dhe në përgatitjen e brezave të mjekëve të rinj.”
Ceremonia u zhvillua ne Presidencë, ku ishin të ftuar personalitete të shumta të fushës së mjekësisë dhe kolegë të Departamentit të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka vlerësuar rolin e profesor Spiro Qirkos. “Ai gjatë karrierës së tij të gjatë profesionale ka demonstruar së pari të qenit humanist, ashtu si e kërkon rregulli i Hipokratit, ashtu sikurse e kërkon një shoqëri civile, qytetare, demokratike. Dhe e dyta, me këtë lloj bazamenti qytetar dhe human, profesor Qirkoja ka ditur të ndërtojë një karrierë të shkëlqyer profesionale”
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Spiro Qirko, pasi përshkroi ecurinë e kardiologjisë shqiptare, tha se e shikonte diten e sotme, si ditë nderimi për të dhe familjen e tij.
(e.n/BalkanWeb)