Skandal me tekstet shkollore ne Maqedoni
Skandali është zbuluar nga anëtarët shqiptare te komisionit kombëtar për librat shkollor ne Maqedoni, te cilët po kontrollonin punimin e këtyre teksteve. Ne historinë e librit te klasës se gjashte thuhet se ilirët kanë qenë popull kusarësh dhe se ky fis nuk është paraardhës i shqiptareve. Skandali duket se nuk ka te beje me një gabim njerëzor por gjithçka është e qëllimshme. Kjo për shkak se Kryetari i Komisionit Kombëtar te Teksteve, Zoran Radic, ka pohuar edhe publikisht për gazetën “Utrinski” pikërisht këtë fakt qe është përfshirë me pas ne librat e shkollës se shqiptaret nuk janë paraardhës te ilireve dhe se iliret kane qene kusarë. Për këtë çështje janë informuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri, te cilët janë shprehur se do te gjejnë një zgjidhje te pranueshme, duke u bazuar ne fakte historike. Botimi i këtyre teksteve është ndaluar deri ne korrigjimin e tyre.