E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sesioni i ri politik parlamentar

Burime zyrtare nga administrata e kuvendit thonë se do te miratohet kalendari 3-javor i punimeve. Ndërsa seanca e pare e sesionit te vjeshtës është pasditen e se hënës se 5 shtatorit. Ajo do te nise me një fjale përshëndetëse te kryeparlamentares Topalli. Ne ditët ne vijim rikthehet puna edhe ne komisione, me projektligjet e depozituara ne 2 muajt e fundit nga qeveria. Por ne pritje te gjate ne sirtarët e zyrave te Kuvendit janë edhe 16 nisma ligjore te rëndësishme, qe kërkojnë edhe votat e opozitës për miratim. E reja e këtij sesioni parlamentar është rikthimi i plote i opozitës ne Kuvend, pas prezantimit te kursit te ri politik. Burime nga kryesia e grupit shtojnë se opozitarizmi do te fokusohet tek interpelancat dhe komisionet hetimore për aferat e qeverise Berisha. Por ndërkohë mësohet se opozita do ta kushtëzojë qëndrimin ne parlament me disa kërkesa paraprake. Ato janë kthimi i rregullores se kuvendit ne gjendjen e mëparshme, para se mazhoranca ta ndryshonte atë vetëm me votat e veta. Nga ana tjetër deputetet demokrate janë njoftuar për mbledhjen e pare te hënën e ardhshme ne mesdite, ne komunikimin e përjavshëm me shefin e ekzekutivit Berisha. E ndërkohë, duket se Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama kane mbyllur pushimet e verës, gjate te cilave zoti Rama ishte prezent ne shtypin e shkruar me disa qëndrime ne forme editoriali, qofte për raportin përfundimtar te OSBE-ODIHR-it, grevën e minatorëve te Bulqizës, apo dhe rënien e regjimit te Gadafit ne raport ironizues me udhëheqësit e Tiranes. Zoti Rama e njoftoi te martën e Bajramit kthimin ne Tirane, ku u shfaq ne urimet ne komunitetin mysliman, e ne te njëjtën dite udhëtoi drejt Prishtinës për te marre pjese ne festen private te 60-vjetarit te zëvendëskryeministrit te Kosovës, Bexhet Pacolli. Vizion Plus ka mësuar se me te mbërritur nga Prishtina, pasditen e se mërkurës, kryetari i opozitës do te takohet ne selinë roze me 4 drejtuesit e grupit parlamentar, 3 kryetaret dhe 4 nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Ne këtë mbledhje te pare e te ngushte, politikanet e majte pritet te formësojne strategjinë e muajve te ardhshëm. Me udhëtimin nga Prishtina ne Tirane, kryetari i opozitës Edi Rama duket se ka mbyllur mungesën disa javore ne selinë roze dhe kthyer punën ne këtë parti. Dhe gjithçka do te behet me e dukshme me nisjen e turit te analizës ne baze, ne funksion te kongresi te 5 nëntorit. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›