Fullani kërkon mandat te dyte
Për here te pare zoti Fullani ka pranuar publikisht ambicien e tij, duke e argumentuar këtë me përfundimin e sfidave te nisura. Këtë deklarate guvernatori e beri gjate analizës ekonomiko-financiare te përmuajshme, ku u ndal me gjate tek sistemi financiar ne vend. Sipas tij, pavarësisht krizave ne vendet fqinje, bankat ne Shqipëri janë solide, por objektiv mbetet kujdesi ne te ardhmen, pasi rreziqet nuk konsiderohen te përfunduara. Ne Shqipëri operojnë 16 banka, vetëm dy prej tyre janë me kapital shqiptare. Pjese me te madhe te tregut e zotëron ish-banka e kursimeve, e privatizuar nga austriaket. Ndërsa një pjese te konsiderueshme te tregut e kane bankat greke, 4 prej te cilave kane aktivitet ne Shqipëri. Duke ju referuar te dhënave nga banka qendrore tregu i kredisë nga bankat greke ka rene. Ne vitin 2008 ato zotëronin 41% te totalit te kredisë, por ky nivel ne fund te 2010 ra ne 35%. Qe pas krizës bankat ne tërësi kanë tkurrur kredidhënien, por nga ana tjetër edhe kërkesa e biznesit apo konsumatorit është ulur.