PS i bindet nderkombetareve: Per kutite, presim Venecian Qamil Xhani
Pas me shume se nje vit nga nisja e kontestimeve per zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste ka rene dakord qe ceshtja e fleteve te votimit te marre pergjigje nga Komisioni i Venecias. Kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruci tha dje gjate nje bashkebisedimi me gazetaret se ne oferten qe ka bere partia Socialiste per zgjidhjen e ngercit politik gjendet dhe propozimi qe per hapjen e kutive te votimit te flase nje prej institucioneve me te rendesishme nderkombetare te drejtesise. "Me kerkese te institucioneve te shtetit shqiptar, meqe Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Evropes, Sekretari i Pergjithshem i KiE, meqe ka dhe nje Rezolute te KiE dhe meqe Komisioni i Venecias eshte pjese e KiE, mund t'i drejtohet per interpretim Komisionit te Venecias per kutite e fleteve te votimit", tha dje Ruci gjate prezantimit te pikave te negociatave qe jane bere mes PD dhe PD. Nderkohe qe ne lidhje me rekomandimet e Keshillit te Evropes per dergimin e ceshtjes se fleteve te votimit ne Komisionin e Venecias, kryetari i PS-se, Edi Rama ka thene me 26 shkurt te ketij viti se, "Keshilli i Evropes mund te beje cfare te doje per te zbardhur ate qe kerkon. Ne jemi te qarte ne ate qe kerkojme, ndaj nuk i drejtohemi as Komisionit te Venecias as ndonje komisioni tjeter", ka deklaruar kreu i PS-se. Ndersa dje, kreu i grupit parlamentar te PS, ka theksuar se ne pikat e propozuara nga PS eshte dhe firmosja e nje marreveshje mes dy kampeve, ngritja e komisionit hetimor ne shtator dhe garancia qe fletet e votimit te mos digjen. Nderkohe qe per ceshtjen aq shume te debatuar te fleteve te votimit Partia Socialiste duket se ka shkuar ne ate qe nderkombetaret dhe mazhoranca e propozuan qe ne nisje te debatit mbi transparencen e zgjedhjeve. I pyetur nga mediat se kohe me pare kryetari i PS-se, Edi Rama e ka kundershtuar dhe vet sugjerimin e nderkombetareve per nje mendim nga Komisioni i Venecias, Ruci prani se opozita nuk ka qene shume e qarte ne ate qe kerkonte. "Ka pasur nje moment, ku jo se ne e kemi kundershtuar, por ne kemi qene shume te qarte ne kerkesen tone, duke perseritur ne menyre te here pas hershme, qe hetimi parlamentar nuk kerkohet per te ripare rezultatin e zgjedhjeve, por kerkohet per te mbyllur shtigjet e berjes pis te zgjedhjeve politike apo vendore ne kete vend", tha Ruci. Duke qene i bindur ne kerkesen e PS-se per arritjen e transparences, kreu i grupit parlamentare u shpreh se kjo nuk mund te quhet nje leshim i Partise Socialiste. "Ketu nuk kemi te bejme me leshime, por kur behen negociata, secili nga negociatoret duhet ti hedhe veres se tij uje", u shpreh Ruci, duke shtuar se "ne kemi pranuar qe nje arbiter i trete". "Ne jemi interesuar me perfaqesues te Komisionit te Venecias, pasi atje ka pasur ne vazhdim edhe perfaqesues nga shteti shqiptar. Edhe ne komunikimin informal qe kemi pasur me perfaqesues te Komisionit te Venecias, absolutisht eshte i perligjur si Presidenti Republikes, ashtu edhe kryetarja e parlamentit ne emer te parlamentit, presidenti ne emer te Kushtetutes. Keshtu qe s'ka asnje pengese, ashtu sikurse eshte Gjykata Kushtetuese e vendit, ashtu sikurse eshte Keshilli Evropes, qe eshte nje institucion nga varet edhe Komisioni Venecias", deklaroi Ruci. Nderkohe qe ne komunikimin me gazetaret Z. Ruci la qarte te kuptohet se nese mazhoranca nuk do te pranoje keto opsione, opozita nuk do te kete terheqje por do te rinise protestat.
Propozimet e PS per ngercin politik dhe "Venecian"
Me 28 korrik kemi formalizuar propozimet tona duke i paraqitur mazhorances permes kryetarit te saj te grupit parlamentar dy dokumente:
1- Projektmarreveshje per zgjidhjen e krizes politike
2- Projektvendim per ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009.
Projektmarreveshja dhe projektvendimi konsistojne kryesisht ne tre drejtime:
1- Ne miratimin e nje Rezolute nga ana e parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE.
2- Ne angazhimin tone per zgjidhjen e shpejte te krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009 si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim.
3- Angazhimin tone politik per nje reforme te plote elektorale sipas rekomandimeve te Raportit te OSBE-ODHIR dhe sipas perfundimeve te Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009.
Duke pasur parasysh qe ka lexime te ndryshme, atehere le t'ia leme ne dore nje arbitri asnjanes sic eshte Komisioni i Venecias, ku ne sugjerojme qe:
1- Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Presidenti i Republikes t'i drejtohet Komisionit te Venecias per te trajtuar ceshtjen e kutive te fleteve te votimit
2- Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Kryetarja e Kuvendit mund t'i drejtohet Komisionit te Venecias per interpretim per ceshtjen e kutive te fleteve te votimit
3- Me kerkese te institucioneve te shtetit shqiptar meqe Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Evropes, Sekretari i Pergjithshem i KiE, meqe ka dhe nje Rezolute te KiE dhe meqe Komisioni i Venecias eshte pjese e KiE, mund t'i drejtohet per interpretim Komisionit te Venecias per kutite e fleteve te votimit.
4- Gjykata Kushtetuese me kerkese te parlamentit shqiptar t'i kerkoje Komisionit te Venecias interpretim per fletet e votimit. Nese Gjykata nuk e ben dot kete, pasi eshte institucion i pavarur ne vendimmarrje, atehere i rikthehemi Kryetares se Kuvendit qe t'i drejtohet ajo, sigurisht nese ekziston vullneti politik.
5- Per te mos bllokuar procesin le te ngrihet Komisioni Hetimor per materialet zgjedhore sipas leximit qe i ben mazhoranca, dhe te vazhdojme negociatat lidhur me kutite e fleteve te votimit, duke perjashtuar ne cdo rast asgjesimin e kutive te fleteve te votimit.