E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Gramsh, shembet ndërtesa, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gramshit ku në orët e vona të natës së mbrëmshme, tre persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bratil të komunës Kodovjat në qytetin e Gramshit, kur tre trupa të pajetë janë gjendur nën tavanin e shembur të një magazine të vjetër në këtë fshat. Altin Elezi 37 vjeç, Nazif Boja 22 vjeç të dy nga fshati Shtërmen dhe Dritan Hoxholli 28 vjeç nga Gamshi, po tentonin të grabisnin hekur tek zona e ish rezervavae të shtetit, ndërkohë që aksidentalisht tavani i magazinës së vjetëruar është shembur, duke i zënë poshtë të tre viktimat.

Këta tre persona kishin udhëtuar me një automjet me targa të huaja N 76 50 EC në pronësi të Dritan Hoxhollit. Për të nxjerrë trupat e viktimave ka qenë e nevojshme të shfrytëzohet ndihma e zjarrëfikëses së qytetit të Gramshit. Sipas burimeve kofidenciale mendohet se trupat e viktimave kishin më shumë se 24 orë nën gurë. Ky përfundim është konfirmuar edhe nga banorët e fshatit ku ka ndodhur tragjedia, pasi sipas tyre godina ishte shembur një ditë më parë.

Po ashtu, edhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një grup hetimor është ngritur për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›