E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja: Qeveria ka dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës



PS-ja akuzoi qeverinë se ka dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Ligjeve dhe Administratës, Ylli Manjani, deklaroi se çështja e pronave është gjithnjë e më e pazgjidhur sesa 4 vite më parë dhe me kosto të shtuara që qeveria ia faturon padrejtësisht shumicës së shqiptarëve. “Konstatojmë me shqetësim se Sali Berisha dhe qeveria e tij, jo vetëm nuk zgjidhi çështjen e pronave, por thelloi problemet që lidhen me këtë çështje”, - tha Manjani. Sipas tij, pronarët shqiptarë janë praktikisht shumë më larg marrjes së pronës së tyre sesa katër vite më parë. Manjani u shpreh se Berisha është tallur rëndë me të gjithë pronarët që prisnin kthimin e pronës së tyre. Ai e akuzoi kryeministrin për korrupsion dhe për dhunë verbale që sipas tij i përjashtoi pronarët e tokave nga e drejta e parablerjes në privatizime.

150 vëzhgues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit do të monitorojnë zgjedhjet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dorëzuar dje listën me emrat e vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet e 28 qershorit. Në listën e KSHH-së janë 124 vëzhgues. Kjo është një listë provizore, pasi mësohet se numri i tyre do të arrijë në 150 vëzhgues. Roli i këtyre vëzhguesve do të jetë monitorimi jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve ,por i gjithë procesi. KSHH-ja do të monitorojë edhe fushatën zgjedhore. Një nga pikat me të cilat do të merret ajo do të jetë respektimi i distancës së posterave që partitë politike duhet të respektojnë. Në monitorimin e zgjedhjeve do të marrin pjesë vëzhgues politikë dhe të organizatave joqeveritare. Kodi Zgjedhor nuk ka vendosur limite për numrin e organizatave apo të numrit të vëzhguesve. Pak ditë më parë KQZ-ja miratoi edhe kriteret që vëzhguesit duhet të plotësojnë.

30 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›