Gjykata e Lartë do të vendosë sot për ministrin Basha
Prokuroria: Nuk ishte kompetencë e Shkallës së Parë të gjykonte për Bashën. Avokati: “Tashmë është dhënë vendimi për pushimin, nuk ka pse të vazhdojë kjo farsë”
Laureta Rryçi
Gjykata e Lartë do të shprehet sot në lidhje me rekursin e fundit të Prokurorisë mbi dosjen “Durrës-Kukës”. Gjatë ditës së djeshme, edhe pse seanca zgjati më shumë se dy orë, kolegji penal nuk arriti dot të shprehej në një vendim përfundimtar, edhe pse vetëm pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi ta pushojë përfundimisht dosjen në të cilën është i pandehur Lulzim Basha. Palët që ishin prezente dhanë argumentet e tyre, të cilat në jo pak raste u përballën me ndërhyrjet e gjyqtarëve të kolegjit penal. Sipas përfaqësuesit të Prokurorisë, gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk duhet ta kishte marrë vendimin për Bashën. Ndërsa sipas avokatit Zef Nika, ky kolegj penal e kishte shumë të thjeshtë arsyen për mospranimin e këtij rekursi për shkak se ndaj kësaj dosjeje ekziston një vendim i formës së prerë.
Kërkesat
Prokurori i çështjes, Artur Selmani, argumentoi për më shumë se një orë rekursin e Prokurorisë. Sipas Selmanit, në këtë rast jemi përballë një vendimi që ka të bëjë me moskompetencë lëndore. E thënë ndryshe, Gjykata e Shkallës së Parë nuk mund të shprehej për një çështje që do të gjykohej në Gjykatën e Lartë. Një argument tjetër që serviri përfaqësuesi i akuzës ishte dhe çështja e afateve për hetim. Sipas tij, kolegët që po merreshin me dosjen kishin ende kohë për të vazhduar hetimet. Kjo thënie e tij u ndërpre disa herë nga gjyqtarët, duke i kërkuar shpjegime më të detajuara në lidhje me të drejtën që ka Prokuroria për zgjatjen e afateve dhe rastet kur gjykata mund të thotë “stop”, si në rastin konkret. Ndërsa avokati Zef Nikaj i kujtoi kolegjit penal se “jemi përballë faktit që kjo dosje tashmë është pushuar me një vendim të formës së prerë”. Sipas tij, argumentet që u dhanë nga prokurori ishin një leksion i keq për jurisprudencën për shkak se të pranishëm në sallë ishin edhe magjistratë apo studentë Juridiku. Vendimi i gjyqtares Fatmira Hajdari u bë shkak për këtë betejë të fundit mes Prokurorisë dhe ministrit Lulzim Basha. Sipas kërkesës së depozituar nga ana e tij në Gjykatën e Shkallës së parë duhej të quheshin të pavlefshme dy akte shumë të rëndësishme të dosjes. E para kishte të bënte me fletë-thirrjen e lëshuar më 24 nëntor të vitit 2008 për Bashën dhe e dyta konsistonte me aktin që i është dërguar me postë duke e njohur me dy akuzat e ngritura ndaj tij. Gjyqtarja Hajdari vendosi të pranonte kërkesën e Bashës. Vendimi i saj u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Tiranës, ndërsa sot pritet verdikti i fundit nga Gjykata e Lartë.
Dosja
Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, u hetua për afro një vit për abuzimet e kryera me fondet e rrugës Rrëshen-Kalimash së bashku me ish-zyrtarët e këtij dikasteri, Armand Teliti, Lejla Saraçi dhe Andi Toma. Për Telitin dhe Saraçin Prokuroria pushoi akuzën dhe në bankën e të akuzuarve pritet të ulen Basha dhe ish-vartësi i tij, Toma. Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të akuzuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 232 milionë eurosh. Mirëpo kjo dosje u mbyll pa u nisur ende. Gjykata e Lartë vendosi ta pushojë pikërisht për faktin se Prokuroria nuk kishte respektuar çështjen e afateve. Ministri i Basha, pavarësisht se nuk do të gjykohej më, nuk mundi të merrte gjithashtu as pafajësinë.
30 Prill 2009