PS-ja, akuza qeverisë për emërime politike në Gardë dhe në Policinë e Shtetit
“Një kontigjent ‘special’ po përgatitet për të kryer detyra speciale”. Lutaj: “28 qershori, jo në duart e shoqëruesve të Berishës”
Eljona Ballhysa
Partia Socialiste ka hedhur akuza kundrejt qeverisë për emërime politike në radhët e Gardës së Republikës dhe të Policisë së Shtetit. Sipas socialistit Pirro Lutaj, qëllimi i këtyre emërimeve është krijimi i një kontigjenti special që të përdoret për të kryer detyra në bazë të direktivave të kryeministrit apo ministrave të tjerë. Ai u shpreh se kur vendi tashmë është anëtar i NATO-s, kryeministri Berisha po synon që zgjedhjet e 28 qershorit t’i lërë në duart e shoqëruesve të tij gardistë. Por akuzat e socialistëve janë hedhur poshtë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Gjatë replikës në Kuvend, Nishani theksoi se Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të depolitizuara në vend. Ai bëri të ditur se në radhët e policisë dhe të Gardës nuk ka më trafikantë droge apo femrash. “Në radhët e Policisë së Shtetit dhe në radhët e Gardës nuk ka më as trafikantë droge, as trafikantë femrash dhe as persona që ndaloheshin në pikat e kalimit kufitar të Bashkimit Europian me pasaporta të falsifikuara”, - është shprehur Nishani duke aluduar për incidente të ndodhura gjatë qeverisjes së socialistëve.
Akuzat e PS-së
“PS-ja nuk mund të rrijë pa vënë në dukje anarkinë totale që ka përfshirë administratën shtetërore nëpërmjet largimeve nga puna të motivuara vetëm politikisht për të gjithë specialistët dhe ekspertët që më së shumti kanë kontribuar për këtë proces”, - është shprehur Lutaj, ndërsa u është referuar dhe raporteve të ndërkombëtarëve, të cilët kanë shprehur shqetësim për shkarkimet dhe emërimet politike në administratën shtetërore. “Edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit kritikon ashpër largimet e specialistëve nga puna dhe zëvendësimin e tyre sidomos në strukturat e Ministrisë së Brendshme, posaçërisht të Policisë së Shtetit. Kjo ka bërë që qeveritarët tanë të mos e fshehin dot uljen e profesionalizmit në punën e Policisë së Shtetit dhe rritjen alarmante të treguesve të krimit në Shqipëri. Vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në çdo tri ditë në territorin e Shqipërisë një qytetar është vrarë dhe në çdo 7-8 ditë në territorin e Shqipërisë është bërë një grabitje me armë në mes të qytetit, pavarësisht nëse është bërë në Tiranë, në Durrës, në Lezhë apo gjetkë”, - është shprehur Lutaj. Ai bëri të ditur se në Gardën e Republikës ekzistojnë një numër punonjësish të emëruar në mënyrë fiktive pasi nuk shkojnë fare në punë. “Në një strukturë tjetër në varësi të Ministrisë së Brendshme, Gardën e Republikës, pasi u bënë më parë spastrimet politike të rastit, efektivat po ballafaqohen tashmë me një çorganizim të organizuar emërimesh, komandimesh e largimesh jashtë çdo kriteri ligjor. Në këtë institucion të rëndësishëm janë një numër i konsiderueshëm punonjësish të emëruar fiktivisht që nuk shkojnë fare në punë, ndërsa marrin pagën çdo fundmuaji. Tipik është rasti i Mehmet Demir Kurtit, ish-përgjegjës i grupit të shoqërimit të kryeministrit Berisha, i cili mban gradën kapiten, paguhet në funksionin e specialistit për gatishmërinë e stërvitjen në Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve dhe nuk e di fare derën e zyrës, pasi punon diku tjetër jashtë strukturave të Gardës”, - është shprehur Lutaj. Ai tha se në Gardë bëhen emërime dhe jepen grada pa vlerësime pune e në kundërshtim me kriteret ligjore. “Kështu, shoferin e kryeministrit Berisha, zotërinj kolegë, e kemi me gradën major, siç kishim dikur shoferin e shokut Enver me gradën kolonel. 20 % e efektivit të Gardës nuk janë emëruar në detyra funksionale, por janë të komanduar me qëllim që të përdoren sa andej këndej jo për interesa të detyrës”, - është shprehur Lutaj, ndërsa kujtoi se kjo ndodh për shkak se Garda e Republikës drejtohet nga një tjetër ish-truproje i Berishës. “Ne i kujtojmë kryeministrit se më 28 qershor nuk do të mund ta lërë vendin në duar të shoqëruesve të tij, as në duar të ndonjë strukture të armatosur posaçërisht, siç ka bërë herë tjetër. Gjithashtu, nuk do të ketë mundësi ta ndajë pushtetin më me aleancat Gërdecoxhuveljane, por do ta lërë në dorë të përfaqësuesve legjitimë të bashkimit të ri të qytetarëve, të cilët populli do t’i votojë në shumicë në këtë ditë të ndryshimit të madh.
Unë e kuptoj vështirësinë e zotit Nishani për t’i parandaluar dhe shmangur fenomenet e theksuara më sipër, sepse këta elemente nuk janë punonjës të zakonshëm, por janë kontigjenti “special” që përgatitet për të kryer detyra speciale që do t’u jepen direkt nga kryeministri dhe ministra të veçantë të këtij kabineti, të dalluar për këto gjëra më shumë se një herë”, - është shprehur Lutaj.
3 Prill 2009