E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja bllokon projektligjin për Gjykatën e Lartë

25-09-2012 / Gazeta 55

Komisioni i Ligjeve sërish shtyn shqyrtimin e projekt-ligjit. PS-ja, kushte të tjera politike

Deputetët e opozitës në komisionin e Ligjeve bllokuan shqyrtimin e projekt-ligjit “për Gjykatën e Lartë”, duke kushtëzuar miratimin e me përfundimin e reformës parlamentare dhe zbatimin e vendimeve të gjykatës për zhbllokimin e situatës në Këshillin e qarkut të Fierit. Nënkryetari i komisionit, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, duke shprehur kërkesat e opozitës, u shpreh ligji “Për Gjykatën e Lartë” duhet të ribërë nga e para. 
Nga ana e tij kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali akuzoi opozitën se po bëhet pengesë për shqyrtimin e këtij projekt/ligji, ndërsa theksoi se socialistët gjetën si argument planifikimin e një axhendë personale, e cila sipas tij është më e rëndësishme se integrimi i vendit  “Për kushtin tuaj të parë, ne nuk zbatojmë vendime gjykatash janë strukturat e posaçme për të, ne vetëm shqyrtojmë ligje. Asnjë justifikim kur konferenca e kryetarëve na thotë mos u hallakatni dhe këtu bëhet e kundërta. Argumenti i dytë nuk bën ligji, jepni ide se si duhet bërë ligji. Nuk zgjidhet problemi duke parë njëri- tjetrin në sy, po duke sjellë amendamente. Ne e dimë përse bëhet bllokimi po mos na thoni ka një hall Gramozi dhe ne se miratojmë më. Si zgjidhim dot hallet e Gramozit, detyra jone është të përmbushim axhendën e integrimit të ecim para dhe jo të nxjerrim pengesa”, deklaroi Rusmali.
Ndërkohë, Xhafaj si replikë theksoi: “ Kini respekt për kreun e grupit tonë parlamentar. Ne u kemi thënë me kohë zhbllokoni qarkun e Fierit, ne na ka gjetur halli kur ua sjellim amendamentet, pasi i bëni sipas jush kur nuk ua sjellim thoni pse si sillni”. e menjëhershme ka qenë kundër replika e kreut të komisioni Rusmalit: “Nuk mund të gënjehemi ne nga justifikimi juaj për Gjykatën e Fierit, por mos filloni me të Beratit pastaj, do gjeni justifikime se doni patjetër ta bllokoni. A ka ndonjë prej jush që ti shqyrtojmë amendamentet apo se keni lexuar akoma”, tha Rusmali.
Ai ka ripërsëritur rëndësinë e ligjit në fjalë në procesin e integrimit, i kërkoi deputetëve të PS-së të paraqesin amendamente për p/ligjin. “A keni amendamente për të paraqitur në komision. Nëse jo është dikush atëherë që do ta bllokojë ligjin. Jepini emrin që i takon, ky është bllokim, jini të sinqertë”, iu drejtua Rusmali deputetëve të majtë.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi i tërhoqi vëmendje opozitës se ndërkombëtarët bëjnë thirrje për miratimin e këtij ligji, ndërkohë që opozita ka 6 muaj që e ka ligjin për Gjykatën e Lartë në tavolinë. 
“Ndërkombëtarët thirrje për miratimin e këtij ligji. Keni 6 muaj që e keni ligjin në tavolinë për Gjykatën e Lartë. Ju mjafton emërimi i gjyqtarëve me 3/5, jo kriteret. Kjo që kërkoni ju nuk është reformë por është pazar”, deklaroi Halimi.
Më pas, opozita refuzoi të marrë pjesë në shqyrtimin e p/ligjit “Për administratën publike”, duke bojkotuar mbledhjen e komisionit.
Megjithatë maxhoranca vijoi e vetme diskutimin në Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore për dy projektligje të rëndësishme: “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” si edhe “Për nëpunësin civil”. Këto projektligje synojnë vendosjen e rregullave të reja teknike për mbarëvajtjen profesionale të këtyre shërbimeve. Të dy draftet qartësojnë kriteret e punësimit, duke i dhënë atributet përkatëse punonjësve të shërbimit civil dhe atyre të administratës publike dhe duke vlerësuar meritën si një kriter të rëndësishëm në këtë proces.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›