PS-ja nis trajnimin e kandidatëve që do mbajnë peshën e fushatës elektorale
Ekspertë amerikanë dhe italianë kanë nisur trajnimin me drejtuesit kryesorë të selisë rozë. Trajnimi konsiston në sjelljen që duhet të kenë kandidatët gjatë debateve televizive
Shaban Sulçe, Luis Tanushi
Partia Socialiste ka nisur fushatën e trajnimeve për drejtuesit e saj kryesorë, të cilët do ta përfaqësojnë gjatë debateve publike dhe televizive që do të zhvillohen gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Këshilltarë amerikanë dhe italianë do të trajnojnë për disa ditë me radhë një sërë drejtuesish të Partisë Socialiste, të cilët jo vetëm që mendohet se do të jenë kandidatët e saj kryesorë në zgjedhjet e 28 qershorit, por edhe do të mbajnë peshën kryesore të debateve politike e publike, që do të zhvillohen gjatë fushatës elektorale. Trajnimet kanë konsistuar në sjelljen që do të kenë kandidatët gjatë takimeve elektorale si dhe gjatë takimeve të veçanta me votuesit në zonat e tyre zgjedhore. Por një vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe performancës që kandidatët duhet të kenë gjatë debateve dhe ballafaqimeve të tyre televizive me kandidatët rivalë të forcave të tjera politike.
Trajnimet
Edhe Vullnetarët e Partisë Socialiste u janë nënshtruar trajnimeve të ekspertëve ndërkombëtarë gjatë kësaj periudhe.
Partia Socialiste ka thirrur për ndihmë këshilltarë të huaj për ngritjen dhe funksionimin e Rrjetit të saj të Vullnetarëve. Mësohet se përpara ngritjes së kësaj strukture, katër këshilltarë të huaj, përkatësisht nga Holanda, Austria dhe Gjermania, kanë zhvilluar trajnime me koordinatorët, pjesëtarët aktivë dhe drejtuesit e Rrjetit të Vullnetarëve. Trajnimet janë zhvilluar në qytetin e Durrësit dhe atë të Fierit, ku pjesëtarët e Rrjetit të Vullnetarëve kanë marrë udhëzime dhe leksione të vlefshme nga trajnuesit ndërkombëtarë.
Të paktën prej dy muajsh, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur një tur paraelektoral në të gjitha qytetet e vendit me Rrjetin e Vullnetarëve të Partisë Socialiste. Interesant është fakti se gjatë këtyre takimeve Rama ka shpalosur premtimet kryesore, në rast të fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit nga koalicioni i Partisë Socialiste. Premtimet kryesore të Ramës kanë qenë të lidhura me sektorët e bujqësisë, arsimit dhe punësimit, të cilat ai i ka paraqitur gjatë takimeve me Rrjetin e Vullnetarëve të Partisë Socialiste.
Kompania amerikane
Fushata elektorale e Partisë Socialiste do të menaxhohet nga kompania “Kidron Strategies”, e cila drejtohet nga amerikano-izraeliti George Birnbaum. Kjo kompani i është sugjeruar kreut të PS-së, Edi Rama, nga strategu kryesor i tij i fushatës së zgjedhjeve të 2007-s, Artur Finkelstain. Drejtuesi i kësaj kompanie, Xhorxh Birnbaum, ka drejtuar fushatat elektorale të presidentëve amerikanë, Riçard Nikson, Ronald Reagan, si dhe të ish-kryeministrave të Izraelit, Benjamin Netanjau dhe Ariel Sharon.
2 Prill 2009