PS-ja nën terrin e faqezinjve po shpluhuros teza nacionalkomuniste
Fjalia e fundit e deklaratës së djeshme të lexuar prej deputetit Sajmir Tahiri, sipas të cilit Partia Socialiste ka “zgjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët”, pak lë vend për të besuar me pozitivistet se PS-ja vërtetë më në fund ka përzgjedhur temën e interesave shqiptare. Janë frazat e mëparshme të amplifikatorit të radhës të PS-së, i cili dukej sikur vetëm me qytetarët e këtij vendi nuk kishte lidhje.
Padyshim e fokusuar në interesat e ngushta të Edi Ramës gjithçka tjetër (edhe fraza e fundit) dilte në plan të fundit. Është e tepërt të kujtojmë se për interes të axhendës së Ramës për të ardhur në pushtet, PS-ja ka dalë në protesta e hyrë në grevë urie, ndërsa opozita ka devijuar prej misionit të saj...
Kuptohet vetiu, deputeti Saimir Tahiri ndezi sistemin e alarmit për të kthyer sytë nga rinegocimi i marrëveshjes së ujërave me Greqinë, që sipas tij, po bëhet në errësirë dhe fshehtësi.
Ndonëse s’ka asgjë të fshehtë dhe gjithçka është në dritë të diellit.
Dy ditë më parë ministri i Jashtëm, Edmond Panariti deklaroi se janë ngritur e punës që do të negociojnë me palën greke duke pasur bazë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është e çuditshme reagimi i opozitës dy ditë pas konferencës për shtyp të ministrit të punëve të Jashtme. Duke sikur PS-ja nuk kanë pasur një temë ku të sulmojnë fort qeverinë, pasi çështja e turizmit doli një bumerang dhe ri-peshkojnë çështjes e marrëveshjes me ujërat me tone kolaboracioniste. Sigurisht sapo janë parakaluar majtas nga faqezinjtë anakronikë që me një zell folklorik ngjasojnë me ish-fondacionin “Mjaft” për të spektaklin që prodhojnë në sytë e publikut.
Megjithëse PS-ja ka qenë kontradiktore për këtë çështje, Fatmir Xhafaj deklaroi që të bëhet referendum për kufirin, të nesërmen del Vasilika Hysi dhe nuk e përmend fare kufirin, por vetëm 3 referendume të mundshëm, pasi për referendumin për marrëveshjet e ujërave bie ndesh me nenin 151 të Kushtetutës, i cili thekson çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum. Ndaj ftesa e deputetit Tahiri që kryeministri Berisha të pyesë qytetarët (referendum) “le ta nisë nga marrëveshja e re për kufirin detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendit fqinj”, zhvleftësohet.
Megjithatë përkundër faqezinjve, Saikeq Tahiri brenda deklaratës ka dhe cifla të konferencave të mëparshme për shtyp, ku sulmohen emërimet e Presidentit Bujar Nishani sipas propozimeve të kryeministrit Sali Berisha. Partia Socialiste i është vënë me “bukë në trastë” qeverisë Berisha duke shpërndarë dyshime të njëpasnjëshme që helmojnë arsyen dhe ngordhin çdo mundësi dialogu pozitiv.
Rihyrja në moçalin e ideve anakronike nacionalkomuniste me shpalljen “tradhtarë” të kundërshtarit politik në analogji të “luftës civile “1943-1945”, ku komunistë të ndihmuar nga jugosllavët vrisnin shqiptarë këtej e andej kufijve ( tragjedia e Tivarit) dhe pas marrjes së pushtet ia dolën të vetëquheshin “atdhetarë”, “nacionalkomunistë”, “patriot”, etj.