PS, jo kompetencat e Presidentit te kryeparlamentari
Oli Xhilaga
Partia Socialiste ka ravijezuar qendrimin e saj perballe paketes per ndryshimet kushtetuese, te propozuara nga Partia Demokratike. Lidershipi i selise roze qe me paraqitjen e kesaj pakete nga ligjvenesit demokrate ngriti nje grup pune me eksperte ligjore, me qellim shqyrtimin dhe diskutimin e ketyre propozimeve. Megjithese ende nuk mund te flitet per nje qendrim konkret mbi ceshtjet qe shtron kjo pakete, burime prane selise roze konfirmojne se grupi parlamentar socialist do te kundershtojne miratimin e dy pikave, qe lidhen me ceshtjen e kalimit te kompetencave te Presidentit institucionit te Kryetarit te Kuvendit, si dhe ndryshimin e nenit 93. Nderkohe qe, lidhur me ceshtjet e tjera, Partia Socialiste do te beje propozimet e saj alternative, duke lene hapesire diskutimi mes forcave politike. Sa i takon ndryshimit te nenit 105, per mocion mosbesimi dhe zgjedhjen e Kryeministrit, me sa duket, ka gjetur mbeshtetje nga kampi roze. Gjithashtu, per propozimet qe lidhen me institucionin e Prokurorit te Pergjithshem, socialistet do te kerkojne qe ndryshimet te mos saktesohen ne ligjin themeltar te shtetit, por ne ligjin per Organizimin e Sistemit Gjyqesor.
Partia Demokratike ka propozuar qe neni 88 te ndryshohet si vijon, procedura per zgjedhjen e Presidentit fillon me vone se 35 dite para mbarimit te mandatit presidencial paraardhes. Kur, pas perfundimit te mandatit paraardhes, Kuvendi nuk ka zgjedhur Presidentin, funksionet e tij ushtrohen sipas pikes 1 te nenit 91. Por ne Kushtetute neni 91 pika 1 sakteson se "Kur Presidenti i Republikes eshte ne pamundesi te perkohshme per te ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit ze vendin dhe ushtron kompetencat e tij". Pikerisht ne kete pike, socialistet kundershtojne propozimin e PD-se, duke mos pranuar nje ndryshim te tille, i cili i jep pushtet kryetarit te kuvendit, ne nje kohe qe ai eshte dhe perfaqesues i mazhorances. Gjithashtu, nje tjeter kundershtim vjen dhe per nenin 93, ku "Presidenti i Republikes, ne zbatim te kompetencave te tij, nxjerr dekrete. Dekretet e Presidentit kunderfirmohen nga Kryeministri ose ministri perkates, me perjashtim te dekretit per shperndarjen e Kuvendit ne perputhje me nenet 87 dhe 104".
Nga kampi roze do te vijne disa propozime alternative per disa nga ndryshimet e kerkuara nga PD. Konkretisht keto propozime lidhen me menyren e zgjedhjes se kreut te shtetit, dhe per ndryshimet qe kane te bejne me institucionin e Prokurorit te Pergjithshem. Nderkohe qe per kete te fundit, PS do te kerkoje qe ndryshimet te mos saktesohen me ne Kushtetute por ne ligjin per gjyqesorin. E, me sa duket, vetmja ceshtje ku te dy partite jane gjetur njera-tjetren eshte kerkesa per mocion mosbesimi dhe zgjedhjen e Kryeministrit te ri. Sipas ketij ndryshimi, Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij nje Kryeminister te ri.
Java ne vijim do te jete ajo, e cila do te jape nje vendim perfundimtar te Partise Socialiste lidhur me propozimet per ndryshimet kushtetuese te ardhura nga PD. Keshtu, pas perfundimit te punes nga grupi i eksperteve do te jene forumet vendimmarrese te selise roze, ato qe do te formalizojne qendrimin perfundimtar te PS-se. Ne baze te vleresimeve qe do te jape ky grup ekspertesh do te kete nje vendimmarrje te Kryesise se PS-se, e pasur kjo dhe nga nje vendimmarrje e te Grupit parlamentar te kesaj partie.
Zgjidhje vakuumit presidencial
Propozimi i PD-se per kalimin e kompetencave te Presidentit, Kryetarit te Kuvendit, deri ne zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, eshte pritur jo me pak shqetesim nga ana e ligjvenesve socialiste. Ne menyre te qarte, demokratet kerkojne qe me ndryshimin e nenit 88, nese pas perfundimit te mandatit paraardhes, Kuvendi nuk ka zgjedhur Presidentin, funksionet e tij ushtrohen nga Kryetari i Kuvendit, i cili ze kete post, ushtron kompetencat e kreut te shtetit. Kjo, me sa duket, do te jete dhe ceshtja ku do te kete perplasje te forta mes dy kampeve politike, pasi PS nuk do te pranoje miratimin e kesaj pike. Shqetesimi i ligjvenesve socialiste bazohet ne faktin se, nese nje kerkese e tille do te miratohej atehere nuk do te flitej me per nje balance mes institucioneve kushtetuese, pasi ne cdo rast Kryetari i Kuvendit, do te ishte pjese e mazhorances qeverisese.