E Diel, 1 Nëntor 2026

Harmonia fetare Topi Ndikim pozitiv per ne BE

Presidenti i Republikes Bamir Topi vleresoi dje se harmonia fetare ne Shqiperi eshte shembull per Evropen dhe se do te ndikoje pozitivisht ne integrimin e Shqiperise. Topi mori pjese ne simpoziumin Kontributi i harmonise nderfetare ne integrimin e Shqiperise ku theksoi se ky faktor ka ndikuar qe Shqiperia te beje hapa perpara ne integrimin evropian. Une jam shume i lumtur qe edhe ne shqiptaret kemi nje gje shpirterore kaq te vecante dhe perfaqesuese te qyteterimit tone qe mund ta bashkendajme me familjen tone evropiane modelin e te jetuarit ne harmoni te plote si vellezer mes besimeve dhe feve te ndryshme. Jam thellesisht i bindur qe pa keto standarde harmonie procesi i integrimit nuk do te merrte kete drejtim prandaj kontributi i saj eshte aq domethenes sa per pak jave ne do te levizim pa viza pa pengesa psikologjike e fizike dhe detyrimin qe kudo qe te jemi te ngreme lartesine e vlerave me te mira te shqiptareve - tha Topi. Kreu i shtetit vuri ne dukje se harmonia fetare eshte nje perpjekje shekullore dhe cdokush qe synon demtimin e saj duhet te paralizohet me ligj dhe reagim shoqeror. Perfaqesuesit e bashkesive fetare te pranishem ne kete veprimtari theksuan se harmonia fetare perben nje nga vlerat me te cmueshme te kultures shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›