PS ka ndryshuar programin, nuk janë premtimet që bëri në fushatë
Flet deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka
Deputeti i Partisë Republikës, Agron Duka në një prononcim për mediat, konfirmoi faktin se PS ka ndryshuar programin qeverisës. Duka, i cili ashtu si deputete e tjerë është njohur mesditën e sotme me programi ne qeverisë “Rama”, solli argumentet dhe krahasimet e premtimeve që socialistët bënë në zgjedhjet elektorale të cilat sipas tij janë ‘modifikuar’ në programin që pritet të marrë miratimin e Kuvendit. “Shikoj se ka një farë ndryshime, nuk është programi elektoral nga ai i paraqitur. Në programim elektoral thuhet se do hiqej TVSH e imputeve bujqësore, tani thuhet do reduktohet. Agjencia Kombëtare e Ushqimit që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve ishte programuar të atashohej pranë Ministrisë së Bujqësisë , tani varet nga Ministria e Shëndetësisë. Duhet parë, mënyra e vendosjes së institucioneve të ndryshme në varësi të institucioneve të ndryshme. Për shembull sportet, thuhet se ato do përfaqësoheshin në Ministri më vete. Ministria e Sporteve duhet të varej nga sportet, tani janë të atashuar në Ministrinë e Arsimit. Kjo stonon, pasin nuk ishte parashikuar kështu”, theksoi Duka, teksa shtoi se 48 orë nuk janë të mjaftueshme për tu njohur me programin. “Kur dëgjova se nuk donin të jepnin kohë për programin, dhe zoti Ruci sipas Palokës kishte thënë se nuk kemi ardhur për t’iu dëgjuar, mu duk vendim arrogant, por pastaj jam i kënaqur që u arrit konsensusi”, theksoi ai. Sipas tij, Kosto e këtyre angazhimeve që merren dhe burimet financiare nga ku do nxirren këto para. I pyetur nëse opozita do të ketë përçarje në të ardhmen, Duka theksoi: “Nuk jam në gjendje të jap në përgjigje te saktë, por sipas opinionit tim mendoj se nuk do ketë përçarje, mund të ketë vetëm pakënaqësi të momentit, për shkak dhe të zgjedhjes së kreut të ri të saj. Mendoj dhe shpresoj që opozita të jetë e unifikuar. Të gjithë u shërben një mazhorancë dhe opozitë e unifikuar”.