E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi/Berisha: Rama na shpalli luftë, do i ketë ditët e shkurtra

12-09-2013 / Gazeta 55

Kryeministri i dorëhequr Sali Berisha, tashmë deputet i PD, deklaroi se mazhoranca e re dje i shpalli luftë, duke paralajmëruar se do i ketë ditët e shkurtra. Ne erdhëm këtu me vullnetin e mirë, tha më tej Berisha, por krahasimi i 23 qershorit me marsin e ’92  është një hakmarrje. “Në dëgjojë një retorikë të ulët. Me sharje dhe fyerje ndaj pozitës mendon se do të mundë të kapërcejë premtime alla-Papandreu me të cilat mashtroi dhe mori votën e shqiptarëve. Vetëm me mashtrime publike për shërbim shëndetësor falas, për dëmshpërblim brenda dy viteve të të përndjekurve, për legalizime falas, për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve. Në këto rrethana. Nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjëratën paranojave, banale të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë. I rikujtoj zotërisë se sot janë dy data. 11 shtatori që nderon gjithë njerëzimi viktimat e Nju Jorkut, por dhe 11 shtatori i Pinocetit. Moralisht shprehu nderim për të parim, por në shpirt kishte të dytin. Ne erdhëm këtu, por Rama na shpalli luftë. Ajo që mazhoranca bëri ishte e paparë, nuk ndodh dhe në Korenë e Veriut që diskutimi të behet pa e marrë materialin dhe pa i dhënë qoftë një ditë të vetme. Nëse vijohet ne këtë mënyrë dëshmohet se etërit janë aty. E dëgjuat krahasimin me vitin ‘92, kjo është hakmarrje. Por në këtë rrugë do i ketë ditët e shkurtra. Demokratët nuk mposhtën, pasi demokratët janë të pathyeshëm”, u shpreh ai. Sali Berisha pas reagimit për gazetarët pas ikjes nga salla e Kuvendit, ka reaguar pak minuta më vonë edhe në faqen e tij në Facebook. “Demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, këta janë neobllokmenët, të mbushur me urrejtje dhe vetëm urrejtje të etërve të tyre”, ka nisur komentin e tij Berisha, duke shtuar se “ne jemi këtu të gatshëm për çdo qëndresë, çdo sakrificë! Të gjithë jemi dhe do të jemi në këmbë!”. Në një mesazh të dytë më poshtë, ndarë nga i mësipërmi, Berisha ka plotësuar kritikën, duke u thënë miqve të tij në Facebook se “sharje, urrejtje dhe poshtërime ndaj opozitës dhe popullit opozitar, ky është programi i Edvin Kristaq Ramës dhe neobllokmenëve në pushtet”. “Ne jemi dhe do të jemi për çdo qëndresë, për çdo sakrificë, për të mbrojtur vlerat e lirisë nga bijtë e etërve mizorë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›