PS kercenon Shansi i statusit ne dhjetor vetem nese plotesohen kriteret

Reforma Gjiknuri Te pranohen pikat tona jashte rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it Bushati Pa nje dialog te vertete mund te humbim edhe shansin e dhjetorit
Ne prag te marrjes se pergjigjes per statusin e vendit kandidat ne BE Partia Socialiste deklaroi dje se 10 pikat e paktit te vendosura si kushte per bashkepunimin me mazhorancen do te vazhdojne te jene te tilla edhe ne pergjigjen tjeter per statusin ne pranvere duke i hequr cdo pritshmeri pozitive progres-raportit te 12 tetorit. Dy deputetet socialiste Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri ritheksuan dje se pakti i opozites do te mbetet nje oferte e palevizshme nga ana e PS-se si kusht kryesor per bashkepunimin me mazhorancen per reformen zgjedhore dhe me tej per dialogun politik. Nga ana jone si opozite eshte bere shume e qarte qe 10 pikat e paktit qe kemi propozuar mund te sherbejne si nje truall nga ku mund te buroje nje proces i vertete i shendetshem per te realizuar reformat kryesore te shtetndertimit. Ne rast se nuk perfshihemi ne nje proces dialogu dhe reformash te verteta mund te humbim edhe shansin e dhjetorit dhe te periudhes ne vijim - tha Bushati per Vizion Plusin. Nga ana tjeter deputeti socialist Damian Gjiknuri pohoi se pakti me 10 pika i opozites ka ne perberje te tij propozime qe jane jashte rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it por qe sipas tij ato jane te domosdoshme per tu perfshire ne reformen zgjedhore. Reforma zgjedhore mbetet ne vend pertej vullnetit qe ne kemi shprehur edhe per te negociuar edhe per te hyre ne marreveshje per komisionin e reformes zgjedhore. Ajo nuk mund te ngushtohet vetem ne nje pjese te rekomandimeve por duhen pare problemet konkrete qe jane shfaqur ne dy zgjedhjet e fundit ne raportet e ODIHR-it - u shpreh ai. Per deputetin socialist disa nga keto pika te cilat nuk jane te perfshira ne rekomandimet e ODIHR-it por qe jane pjese e rendesishme e reformes zgjedhore jane ato te cilat lidhen me problemet me listat dhe votat e emigranteve. Gjiknuri pohoi ne fjalen e tij ne parlament se debati per sistemin zgjedhor nuk duhet te kushtezoje reformen zgjedhore. Sistemi zgjedhor nuk mund ta kondicionoje reformen zgjedhore. I takon Sali Berishes te prononcohet qarte nese eshte per ndryshimin e sistemit zgjedhor apo per prekjen e tij ose jo - theksoi ai. Me 12 tetor Komisioni Evropian do te publikoje progres-raportin per Shqiperine ne te cilin do te merret edhe pergjigja per statusin e vendit kandidat. Pritshmerite per pergjigjen e statusit nuk jane pozitive kjo per shkak se 12 rekomandimet e BE-se te cilat ishin vendosur si kushte per integrimin e vendit nuk jane permbushur. Ligjet qe kerkonin shumice te cilesuar me 84 vota pra edhe votat e opozites nuk u votuan nga socialistet pasi kreu i selise roze Edi Rama vendosi si kushte per votimin e tyre 10 pika te paktit te njohur si Shqiperia si e gjithe Evropa. Pas refuzimit te mazhorances per kete pakt pasi disa nga pikat e tij nuk jane pjese e rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it PS-ja ritheksoi dje se pikat e paktit te saj do te mbeten serish si kushte per bashkepunimin me mazhorancen.