Autoriteti Kombëtar i Rrugëve, një ide që vjen në kohën e duhur
Studiues te huaj paten shkruar para luftes se dyte Boterore se Shqiperia ishte kurdohere nje vend i veçuar nga pjesa e qyteteruar pasi zhvillimi i rrjetit rrugor ka qenë i kufizuar. Mirepo ky rrjet rrugor dikur i prapambetur tashme eshte shtrirë ne te gjithe vendin dhe situata e transportit ka ndryshuar teresisht. Kur ata shkruanin se Shqiperia si nje vend kalimi natyral ka qene i përshtatshem per lidhjen e lindjes me perendimin dhe anasjelltas, nuk mungonin te pohonin se komunikacioni midis Romes dhe Bizantit, Venedikut dhe Stambollit behej duke kaluar nga Shqiperia. Nje tjeter studiues i huaj shkruan se pergjatë bregdetit te Jonit dhe Adriatikut lulëzon nje numer i konsiderushem portesh si ai i Butrintit, Sarandes, Porto-Palermos, Orikumit, Aulonës, Apollonisë, Dyrrachium (Durresi), Ulqin, Tivar, Shengjin etj, nga te cilet dilnin nje sërë rrugesh te klasit te pare qe nuk mund te krahasoheshin per nga gjatesia dhe gjerësia me rrugen “Egnatia”, ato perfaqesonin arterie trafiku te rendesishme... Shkurt per sa thuhet prej studiueseve te huaj per sistemin rrugor te Shqiperise ne te kaluaren ishte krejt i degraduar, kurse tani pothuajse i gjithë rrjeti rrugor ka ndyshuar duke bere te mundur qe cdo qender e banuar ne bregdet apo qender turistike qofte, eshte e lidhur me akset kryesore rrugore per te qarkulluar ne nje kohe sa me te shpejtë. Dëshmi e padiskutueshme e zhvillimit te vrullshem dhe te gjithanshem te sistemit rrugor ne Shqiperi eshte se ne afatet e percaktuara nga qeveria e me parshme perfunduan se ndertuari nje numer akse ne te kater anet e vendit, zhvillim ky i paparë ndonjehere ne historin tone te hershme dhe as te mevonshme. Nese ne kete mandate qeverisje parashikohen te ndertohen shtate mije km rruge, eshte mese i drejte propozimi i Ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashit i cili kerkon krijimin e Autoritetit rrugor. Por, nga se diktohet krijimi i ketij Autoriteti te ri rrugor? Krahas avantazheve qe ministri ka paraqitur sipas studimit te hartuar se bashku me Banken Boterore jane: 1 - Riklasifikimi i rrugeve per ndarjen e tyre ne administrim te Autoritetit Rrugor dhe ato te pushtetit vendor (Bashkive dhe Komunave) ,te cilat kerkojnë nje dinamikë tjeter persa i përket realizimit te investimeve te dhena nga qeveria me qellim qe ato t’i pergjigjen sa me mire dinamikes se levizjes se qytetareve ngado qe ata vijne. 2- Ky institucion qe do te krijohet nuk do te jete nje strukture shtese e administrates shteterore, por do te zevendesoje Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve duke berë te mundur funksonimin e tij sipas standardeve te Bashkimit Europian. 3- Garanton sigurine e perdorueseve te rruges dhe c’ka eshte me vlere te theksohet, kryen studime e kerkime shkencore dhe eksperimentime per dias aspekte te domosdoshme te paraqitura mjaft qarte si per efiçencen, trafikun, qarkullimin dhe sigurinë e tyre. 4- Ne aspektin e shpronesimit te pasurive qe zihen nga ndertimi i rrugeve eshte e nevojshme qe ato t’i paraprijne procesit te zbatimit te punimeve dhe nderkohe do te ishte mire te rishikohej edhe vendimi i qeverise i hartuar disa vite me pare per kete qellim. 5- Ne lidhje me hartimin e projekt ideve ose projekteve te tjera te fazave te mevonshme deri tek ato te zbatimit, eshte koha qe duhet t’i nenshtrohen oponencave me qellim qe ato te jene konkurruese per alternativen me te mire, jo vetem persa i perket anes konstruktive, funksionale kerkesave per ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe efektiviteti e investimit qe do te kryhet. 6- Modalitetet per krijimin e Autoritetit rrugor me strukturat perkatese dhe nivelin e pagave te punonjseve mund te vendosen duke shfrytezuar per krahasim me disa instuticone te tjera te vartesise vertikale te krijuara pas vitit 2005. Krijimi i nje institucioni te tille eshte domosdoshmeri e kohes e diktuar nga thellimi i reformave te Qeverisë “Berisha 2”, qe instituconet shteterore te jene sa me funksionale. Ne kuadrin e krijimit te Autoritetit Rrugor, nje aspekt tjeter i rendesishem i veprimtarisë se tij mund te jete edhe krijimi i kadastres rrugore. Regjistrimi ne kadastren e rrugeve eshte nje problem qe lidhet ngushte ndermjet perdoruesve te saj dhe shtetit. Sistemi yne rrugore edhe per nje kohe mbetet prone e shtetit. Rrjeti rrugor, i cili eshte terësisht i permiresuar kerkon te evidentoje dhe pasqyroje nepermjet azhornimeve te herepasehershme çdo ndryshim te bere mbi te. Me konkretishte kadastra e rrugeve perfaqëson nje sistem regjistrimi te kesaj pasurie te paluajtshme. Vendet e zhvilluara Europiane me nje sistem regjistrimi rrugor kadastral kane bere hapa te rendesishme perpara me dixhitalizimin e dokumentacionit teknik e hartografik, duke patur keshtu ne çdo kohe situaten e gjendjes se sistemit rrugor si ne pellembe te dores. Nese ketu mungon kjo pervoje nuk eshte e veshtire te fitohet shpejt nepermjet asaj qe jepet nga institucionet e huaja. Nuk eshte fjala qe brenda dites te arrish ate sistem regjistrimi kadastral rrugor qe ka Gjermania, Anglia apo Franca, mbasi te tilla procese kerkojne kohen dhe investimin e vet. Vlen te theksohet se kur ekzistojne diku modelet eshte shume me lehte per t’i pershtatur ato ne kushtet e reja pune me karakter studimor,kerkimor-shekencor apo kur eshte rasti per transefrim teknologjish bashkekohore. Zhvillimi i rrjetit rrugor ne te gjithe territorin e vendit per tu afruar nga perifera me kryeqendren e vendit ose me qendra te tjera te banuara tregon se “Industria e Rrugëve” eshte e qendrueshme dhe per kete reformat e propozuara nga qeveria e porsaformuar e z.Sali Berisha duhen mirepritur. Ne lidhje me idenë e shtruar mbi privatizimin do te jene strukturat e Autoritetit Rrugor qe ndoshta do te shqyrtojne mundesinë per finalizimin e ndonjerit prej sektoreve te tij drejt privatizimit.
...