PS kerkon nga Kolegji te shperndaje mandatet Rozeta Rapushi
Partia Socialiste kerkon nga Kolegji Zgjedhor, shperndarjen e mandateve te deputeteve prej tij ne te gjitha qarqet e vendit. Nensekretari per ceshtjes zgjedhore ne PS, Koli Bele, dorezoi dje ne Kolegjin Zgjedhor kerkesen qe te jete ky organ ai qe te realizoje ndarjen e mandateve te deputeteve, ne kushtet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ben dot nje gje te tille, per shkak te mungeses se kuorumit prej pese votash. “Ne kushtet kur KQZ eshte ne pamundesi ligjore per ta marre kete vendim, si dhe afatet ligjore jane ezauruar, ne mbeshtetje te neneve 145, 162 dhe 163 te Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor eshte organi qe duhet te beje shperndarjen e mandateve, mbi bazen e rezultatit te votimit per Zonat Zgjedhore perkatese”, - argumenton PS ne kerkesen e bere ne Kolegjin Zgjedhor. Partia Socialiste, e ka bazuar kerkesen e saj, ne nenin 145/2 te Kodit Zgjedhor, duke konstatuar mosmarrjen e vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, paraqet kerkese per shperndarjen e mandateve. Ndaj, PS i kujton Kolegjit Zgjedhor se Kodi Zgjedhor Neni 162 pika 1 percakton se: Jo me vone se 3 dite nga perfundimi i procesit te ankimit kunder vendimit per miratimin e rezultateve te zones zgjedhore apo pavlefshmerise se zgjedhjeve, sipas ketij Kodi, KQZ-ja perllogarit shperndarjen e mandateve per cdo zone zgjedhore, mbi bazen e numrit te votave te vlefshme qe subjektet kane marre ne nivel zone zgjedhore. Pas dorezimit te kerkeses ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit, perfaqesuesi PS-se, Koli Bele deklaroi se ne pamundesi te KQZ-se per certifikimin e zgjedhjeve, PS iu drejtua Kolegjit si pale e interesuar, ne perputhje me Kodin Zgjedhor. “KQZ pamundesi per te bere certifikimin e zgjedhjeve. I kerkuam Kolegjit ndarjen e mandateve. Kete gje mund ta kerkojne edhe partite e tjera”, - u shpreh dje Bele. Pas shqyrtimit te te gjitha ankimimeve ne Kolegj, Kodi Zgjedhor parashikon nje periudhe prej tri ditesh per KQZ-ne, e cila mund te miratoje ndarjen e mandateve. Ne nenin 162, pika 1 e Kodit, thuhet se “jo me vone se 3 dite nga perfundimi i procesit te ankimit kunder vendimit per miratimin e rezultateve te zones zgjedhore apo pavlefshmerise se zgjedhjeve, sipas ketij Kodi, KQZ-ja perllogarit shperndarjen e mandateve per cdo zone zgjedhore, mbi bazen e numrit te votave te vlefshme qe subjektet kane marre ne nivel zone zgjedhore”. Pas konstatimit te pamundesise per te ndare mandatet nga KQZ-ja, partite politike kane pese dite afat per t’u ankuar ne Gjykate dhe sipas perllogaritjeve, ky afat eshte deri te merkuren e ardhshme. Pasi Gjykata vendos ndarjen e mandateve, ceshtja kalon serish ne KQZ, e cila brenda 10 gushtit shpall rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve.
Kerkesa e PS, pas terheqjes nga rivotimi ne Lezhe
Kerkesa e djeshme e Partise Socialiste, qe te jete Kolegji Zgjedhor ai qe te realizoje shperndarjen e mandateve te deputeteve, kur KQZ nuk mundet per shkak te mungeses se kuorumit, vjen pas terheqjes se kesaj force politike nga pretendimi per riperseritje te zgjedhjeve ne Qarkun e Lezhes. Terheqja sipas PS, erdhi pasi vendi ka nevoje per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve dhe jo zvarritje te procesit zgjedhor pa fund. Zgjedhjet parlamentare nga ku doli edhe perberja e Kuvendit te ri, u zhvilluan ne 23 qershor, por ndonese ka kaluar me shume se nje muaj, ende nuk eshte shpallur rezultati perfundimtar.