E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni, zëmërim për dënimin me burg. Grillo: Ra Muri i Berlinit (VIDEO)

berlusconiiiItali- Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni ka transmetuar një mesazh-video ku shpreh zemëratë, pasi dënimi i tij me burg për mashtrim tatimor u la në fuqi nga gjykata më e lartë e vendit.

Berluskoni tha se ai ishte viktimë e pafajshme e “një serie të pabesueshme të akuzave dhe gjykimeve që s’kishin të bënin asgjë me realitetin”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu një rishikim gjyqësor të mëtejshëm mbi faktin nëse ai duhet të ndalohet nga mbajtja e posteve publike.

Berluskoni, 76 vjeç, nuk ka gjasa për të shkuar në burg për shkak të moshës së tij. Ai pritet të shërbejë ‘arrestin shtëpiak’ ose të kryejë shërbim në komunitet.

ber1Vendimi nga Gjykata e Romës e Kasacionit, kundër të cilit ai nuk mund të apelojë, erdhi pas një seance tre-ditore. Berluskoni nuk ishte në gjykatë. Në një video emocionale nëntë-minutëshe, Berluskoni denoncoi vendimin si “të

Kundërshtarët e Silvio Berluskonit festuan vendimin e gjykatës të enjten. ”Askush nuk mund të kuptojë dhunën e vërtetë e cila më është rezervuar mua nëpërmjet një serie akuzash dhe gjykimesh që s’kanë pasur asnjë bazë në realitet”,- tha ai.

Ai i përshkroi më shumë se 50 rastet gjyqësore me të cilat përballen si “ngacmim të mirëfilltë gjyqësor që është i pakrahasueshëm në botën e qytetëruar”.

“Në këmbim për angazhimet që kam bërë gjatë gati 20 viteve në favor të vendit tim dhe tani pothuajse në fund të jetës sime publike, unë jam shpërblyer me akuzat dhe një verdikt që është themeluar më absolutisht asgjë, që e çon larg lirinë time personale dhe të drejtat e mia politike”.

Ai kritikoi vendimin gjyqësor të vendit, duke thënë: “Është kjo Italia që ne duam? Absolutisht jo!”. Ky është vendimi i parë definiti për biznesmenin miliarder pas dekadave të ndjekjeve penale.

ber2Rasti ka të bëjë me jë marrëveshje që firma e tij Mediaset bëri për të blerë të drejtat televizive mbi filmat amerikanë.

Analistët thonë se ky vendim do të jetë përgjithmonë pjesë e karrierës së tij dhe ai me siguri do ta shohë këtë si një nga momentet më të errëta të jashtëzakonshme në karrierën e tij politike.

Ish-kryeministri u dënua me katër vjet burg në përfundim të gjykimit në tetor të vitit të kaluar, edhe pse kjo u reduktua automatikisht për një vit nën një ligj të vitit 2006 për falje.

Dorina Bilbili/IDEA/

Ekipi ligjor i Berluskonit tha se kishte “arsye të forta” pse Berluskoni duhet të lirohej dhe kjo do të “vlerësojë dhe të ndjekë çdo nismë të dobishme, edhe në Evropë, për të siguruar që kjo fjali është e padrejtë e të reformohet rrënjësisht”.

Politikani Beppe Grillo përshëndeti vendimin e gjykatës, duke e krahasuar dënimin në rënien e Murit të Berlinit. Në një deklaratë në blogun e tij, zoti Grillo tha se Berluskoni kishte “ndotur, korruptuar dhe paralizuar politikën italiane për 21 vjet”.

Tri herë kryeministër dhe senator, Berluskoni është përballur me një varg të gjyqeve që çuan në braktisjen e detyrës në nëntor 2011.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›