Vlorë, arrestohen tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
VLORË- Strukturat Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisësë Policisë Qarku Vlorë në bashkëpunim me Zyrën e Interpol Tirana dhe Interpol Athinë, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë kriminale, të dënuar nga Gjykata për vepra të rënda penale.
“U bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Apostol Kozma Bucaj, vjec vjec 42, lindur dhe banues në Selenicë, i dënuar me 25 vjet burgpër “Vrasje me dashje” nga Gjykata e Vlorës me vendim nr. 05 date 24.11.2008, pasi më datë 07.01.1994 ka vrarë shtetasin Foto Mërtiri”, thuhet në deklaratën e policisë.
I arrestuari tjetër i shpallur në kërkim ndërkombëtar është Thoma Cane Canaj, vjec 45, lindur dhe banues në fshatin Kotë të Rrethit Vlorë i dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me dashje” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin Nr. 30. datë06.02.2003 pasi më datë 22.07.2020 ka vrarë me armëzjarri shtetasin Arjan Dyrmishi dhe ka plagosur shtetasin Rei Skëndaj.
Ndërsa personi tjetër është Haris Veiz Murataj, vjec 54, lindur e banues në fshatin Vajze, i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg, për Prodhim dhe shitje narkotikësh i dënuar me vendimin Nr. 272, datë 10.07.2006 të Gjykatës sëRrethit Gjyqësor Vlorë.
Për këta shtetas agjensitë ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Greqisë janë duke kryer procedurat ligjore për ekstradimin e tyre në Shqipëri me qëllim ekzekutimin e vendimeve penale në ngarkim të tyre. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit nga Strukturat e Komisariateve të Policisë Vlorë dhe Sarandë janë arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale.
(m.a/BalkanWeb)