EULEX-i, BE: Kosova duhet të na bindë që është gati për largimin e tij
Kosovë- Shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Kosova duhet ta bindë BE-në që mund ti marrë kompetencat e EULEX-it në këtë periudhë.
“Ne do të duhej ti dorëzonim këto kompetenca tek vendasit dhe procesi tashmë ka nisur. Qeveria po e kërkon këtë nga ne dhe ajo beson se mund ta bëjë këtë shumë shpejt. Qeveria duhet të na bindë se Kosova është e gatshme të bëjë diçka të tillë. Unë mendoj se kjo mund të arrihet, por fillimisht duhet të keni njerëz të guximshëm, sidomos prokurorë, të cilët duhet ti mbroni, por po ashtu edhe ambienti politik duhet ta mundësojë këtë,- ka thënë ai në një intervistë dhënë Radio Kosovën.
Më teja i ka deklaruar se Kosova do të vijojë të jetë në mbikqëyrjhen e BE-së, pavrësisht nëse kjo mund të bëhet me EULEX-in, ose jo. Sipas tij nëse shihet se situata është e qetë atëherë dhe rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë.
Ai ka pohuar se në vjeshtë do të mësohet koha se kur kosovarët do të marrin liberalizimin e vizave për të lëvizur të lirë në Bashkimin Evropian.