E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Do te hapim nje faqe te re arsimin



Perfaqesuesja e PS-se, Lindita Nikolla ka komentuar dje emerimin qe ju be nga kreu i PS-se dhe Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ne postin e ministres se Arsimit dhe Sportit. Nikolla shprehet se ne drejtimin e ketij dikasteri te rendesishem do te hape nje faqe te re ne historine e arsimit. “Mbeshtetja dhe besimi qe me jepni se bashkerisht do ja dalim per te hapur nje faqe te re ne arsimin tone, me ka mbushur plot arsye mendjeje dhe zemre per te punuar cdo dite qe shkolla t'i pergjigjet aspiratave per dije te gjenerates se sotme dhe te ardhme, per t'i mbyllur njehere e mire dyert e shkolles politizimit dhe korrupsionit dhe kthyer dinjitetin mesuesit, prindit e nxenesit si aktore te rendesishem ne vendimmarrjen shkollore”,- shprehet Nikolla. Ajo vlereson dhe komentet pozitive qe ka marre nga qytetaret dhe perfaqesues te institucioneve arsimore per emerimin e saj ne kete post. “Te nderuar profesore, pedagoge dhe drejtues te universiteteve, mesazhet dhe telefonatat tuaja me kane mbushur me besim e force se se bashku do ja dalim mbane sfidave te panumerta te Arsimit te Larte. Universitetet tona do t'i kthejme ne qendra cilesore te pergatitjes se inxhiniereve, ekonomisteve, mjekeve, juristeve, artisteve, sportisteve, etj, si dhe shkencetareve tane te rinj”,- shprehet Nikolla. Ministrja e PS-se shprehet se do te jete garantuese e zbatimit te programit te Partise Socialiste per arsimin dhe sportin. “Ju garantoj se do jem deri ne fund kembengulese per te realizuar programin e premtimet e PS per sportin”,- shprehet Nikolla. Ajo shton se pas fjaleve, shume shpejt do te vijne dhe veprat e ekipit qeverises se PS. “Sot po Ju drejtohem me fjale miqte e mi, por me marrjen e detyres do te flasim me vepra dhe premtime te mbajtura te Kryeministrit Rama dhe te gjithe ekipit qeverises te Aleances per Shqiperine Europiane”,- shprehet ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›