E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët eleminojnë Hollandën nga Euro 2008

Ruset fituan 3 me 1 ndaj hollandezeve te Van Basten duke eleminuar nga Euro 2008 skuadren qe mbahej si pretedentja kryesore per te fituar kampionatin Holanda dhe Rusia e kane mbyllur ne barazim 1 me 1  - 90 minutshin e rregullt te ndehjes dhe aktualisht po luhet koha shtese. Golat u shenuan ne pjesen e dyte nderkohe qe pjesa e pare u mbyll ne barazim. 5 minuta para perfundimit, Rusia ka shenuar golin e dyte dhe dy minuta me pas edhe golin e trete.

Të dy trajnerët holandez deklaruan se ekipet e tyre thane para ndeshjes se janë të përgatitura përballë kësaj sfide dhe do të arrijnë  në gjysëmfinale.

Trajneri rus Gus Hidnik, për këtë ndeshje deklaroi se lojtarët e skuadrës së tij janë maksimalishtë të motivuar.

“ Qysh në fillim të ndeshjes do të insistoj në lojë, e jo në një skuadër e cila do të tërhiqet duke menduar se çdo gjë ka përfunduar, e posaçërishtë nëse arrijmë të shënojmë gol. Synojmë fitoren”, deklaroi Hidnik.

Ndërkaq, trajneri i skuadrës së Holandës, Marko Van Basten shpreson që skuadra e tij të vazhdojë lojën efikase të cilën e tregoi gjatë ndeshjeve me grupe.

“ Na pret një ndeshje e rëndësishme. Siç po kalon kampionati, Rusia gjithnjë po tregon lojë më të mirë. Sërish nuk dyshoj në kualitetin e lojtarëve të mijë dhe pres fitore për kualifikim në gjysëmfinale”, theksoi Van Basten. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›