E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, qyteti pushtohet nga zhurmat

 

DURRES - Në Durrës kanë filluar netët e shkurtra. Populli i natës gëzon duke u zbavitur me zhurmat e diskotekave, por faturën e kësaj zbavitjeje të pakontrolluar e vuajnë edhe familjarët, shumica e të cilëve fëmijë apo të moshuar. Që nga sektori "Teuta" e deri në Golem, plazhi i Durrësit është vënë nën pushtetin e zhurmave. Askush nuk shqetësohet për ndotjen akustike, e cila është në një shkallë të lartë, duke prodhuar stres dhe pagjumësi tek ata që duan pushime të qeta. Shumë prej diskotekave nuk plotësojnë standardet më minimale për amortizimin e zhurmave. Policia bashkiake e Durrësit dhe ajo e komunave Golem dhe Rrashbull kanë vendosur si kufirin maksimal të ndotjes akustike orën 24:00, por në shumë raste të diktuar nga klientela askush nuk guxon të ulë zërin e magnetofonit.                                                                                 o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›