Po ndryshon
Autori i Lajmit: Shkëlzen Maliqi
Nga Shkëlzen Maliqi
Slogani i së djathtës, “Shqipëria po ndryshon”, ka të ngjarë se do të jetësohet pas zgjedhjeve të porsapërfunduara. Ndoshta jo në kuptimin që e kishte synuar Sali Berisha, kur dëshironte fitoren dhe një mandat tjetër të pastër, por gjithsesi në lëvizjet e mëdha në koncepte dhe sjellje të elektoratit, por edhe të kastës politike. Kuptohet, nuk ndodhi ajo që synonte Edi Rama – largimi i gjithë kastës politike të tranzicionit. Shqipëria nuk ishte e përgatitur për këtë. Edhe pse PS-ja befasoi duke dalë partia më e përkrahur individualisht, Rama nuk pati mjaft aleatë që do t ia siguronin fitoren ndaj së djathtës, e cila me shumicë dërrmuese mbeti tok me Sali Berishën. Ky i fundit bëri një performancë të mirë duke mbledhur rreth PD-së të gjitha partitë e djathta dhe ato të qendrës, pos Polit të Lirisë, që ia pamundësoi fitoren më bindëse dhe më të plotë së djathtës.
Ndërkaq, Rama, si edhe Nano katër vjet më parë, anashkaloi forcën e LSI-së dhe të Ilir Metës, dhe kjo kushtëzoi që çarja e së majtës të dalë më e madhe se ajo e së djathtës. Në fund, edhe pse sërish i dëmtuar, Ilir Meta arriti që të bëhet faktor kryesor në sigurimin e një shumice stabile për qeverisjen e ardhshme të Berishës.
Mendoj se kjo bashkëqeverisje e Berishës me Metën është ndryshimi më i madh që mund të ndihmojë në stabilizimin e demokracisë në Shqipëri. Është thyer një tabu se e djathta dhe e majta nuk mund të bashkëpunojnë dhe të bashkëqeverisin në Shqipëri. Koalicioni aktual që do të negociohet ditëve në vijim nuk duhet shikuar vetëm si një imponim të matematikës së mandateve dhe pragmatizëm të momentit. Të dyja palët tregojnë gatishmëri që t i harrojnë mëritë dhe dyshimet e ndërsjella dhe ta formulojnë një platformë dhe program të përbashkët të qeverisjes, me disa pika strategjike në proceset e integrimeve që janë të përbashkëta dhe në interesin nacional, andaj edhe nuk mund të ideologjizohen dhe të shikohen me ngjyra blu ose rozë.
Kuptohet, nuk mund të paragjykohet karakteri i bashkëpunimit Berisha-Meta në të gjitha aspektet e qeverisjes së vendit. Duke iu afruar të djathtës, Meta ndoshta do të detyrohet që ta lëvizë programin e LSI-së drejt qendrës në spektrin politik, por ai nuk është pa ambicie edhe në projektin e bashkimit të së majtës në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato lokale të vitit 2011, apo të përgjithshmet e vitit 2013.
Sidoqoftë, bashkëqeverisja e Metës me Berishën thyen paragjykimet e Shqipërisë së ndarë në dy pole të armiqësuara. Relativizimi i konfrontimit ideologjik është me rëndësi të dorës së parë, sepse e instalon frymën e pluralizmit politik që nuk është përjashtues për partitë e spektrit tjetër. LSI-ja tani merr rolin e një zbutësi në raportet e së majtës me të djathtën, gjë që duhet të kontribuojë edhe në normalizimin e përgjithshëm të raporteve dhe diskurseve politike. Në shoqëritë moderne - dhe në këtë nuk dallon as shoqëria shqiptare - ka interesa të ndryshëm që bashkëjetojnë në një hapësirë, të cilët pjesërisht janë të kundërta dhe të konfrontuara, por ato duhet ta krijojnë botëkuptimin e respektimit të ndërsjellë, ose të komplementaritetit.
Nuk është katastrofë për Shqipërinë fitorja e së djathtës, siç e shikojnë disa militantë të së majtës, sikundër që nuk do të ishte katastrofë as fitorja e së majtës, siç e perceptojnë këtë mundësi militantët e së djathtës. Zgjedhjet janë garë e programeve dhe ofertave, e jo vazhdim i zbutur i luftës së klasave. Në Evropën Lindore, në periudhën e tranzicionit, shumica e shteteve që kanë pasur përvoja me pluralizmin politik para komunizmit janë futur më shpejt në konceptin e garës dhe ofertave. Atje ka shtresa më të gjëra të popullsisë që i vlerësojnë programet dhe ofertat, e nuk rreshtohen si xhemat pas liderëve dhe ideologjive. Prandaj, në shtetet si Çekia, Polonia, Hungaria, Bullgaria, Kroacia etj., kemi pasur ndërrime të shpeshta të pushtetit nga e djathta tek e majta, madje edhe kthimin e ish-komunistëve tani të moderuar në pushtet, në ritmet katërvjeçare. Në Shqipëri lavjerrësi i ndërrimit të pushtetit si duket ende është i zgjatur dhe nga viti 1992 kap nga dy mandate të njëpasnjëshme, pos atij të ndërprerë të PD-së në vitin 1997, kur pastaj PS-ja mori timonin për tetë vjet, derisa në vitin 2005 u rikthye Sali Berisha. Por, tani, në mandatin e dytë, Sali Berisha do ta ndajë një pjesë të pushtetit me LSI-në, për të krijuar kështu edhe më shumë vend për garën programore dhe atë të ofertave.
Në Kosovë fitorja e Berishës ende shikohet disi me terme të përziera - edhe si fitore ideologjike dhe përjashtuese (“Mirë që u mund PS-ja komuniste dhe progreke!”), por edhe programore (“Berisha ka bërë shumë për rrugën Durrës-Prishtinë dhe pavarësimin e Kosovës, prandaj e mira është që ai do të vazhdojë në këtë drejtim”). Në kohën kur edhe Kosova arriti që ta shëndoshë ndasinë konfrontuese të të dy blloqeve pas krijimit të koalicionit të madh PDK-LDK, krijimi i koalicionit blu-rozë në Shqipëri mendoj se do të kontribuojë në demokratizimin e mëtejshëm dhe mbizotërimin e pragmatizmit, dhe jo në kultivimin e qëndrimeve ekstreme dhe ekskluziviste.
Po kështu, në hapësirën shqiptare mbetet të tejkalohet edhe logjika e krahinarizmit në përcaktimet politike. Pas Shqipërisë, testi për avancimin e botëkuptimeve demokratike në botën shqiptare duhet të kalohet edhe në zgjedhjet e 15 nëntorit në Kosovë.
Marrë nga gazeta Express
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009