E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kontroll cilësisë së ushqimeve

 

VLORE - Prej tri ditësh Drejtoria e Shëndetit Publik, Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Tatim-Taksat, si dhe disa institucione të tjera në Vlorë kanë nisur një aksion me qëllim kontrollin e cilësisë së produkteve në të gjitha njësitë tregtare. Ky aksion po kryhet me qëllim që të evitohen rastet e emergjencës, kryesisht për turistët, por edhe vetë banorët. Kontrolli përfshin të gjitha subjektet tregtare, lokalet, punishtet e akulloreve, ëmbëlsirave, përpunimin e bulmetit, mishit dhe mjaft njësi të tjera tregtare. Gjatë kontrollit të ushtruar mësohet se janë konstatuar mjaft subjekte të cilat tregtojnë produkte jashtë standardeve. Disa prej këtyre dyqaneve janë gjobitur dhe paralajmëruar se do t'u mbyllet aktiviteti nëse nuk marrin masa gjatë sezonit të verës. Aksioni ka nisur jo vetëm në Vlorë, por edhe në bregun e Zvërnecit, Orikumit, Dhërmiut, Himarës etj.                      q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›