Socialistet, kembengulin ne protestat per kutite
Pas festave te fundvitit, Partia Socialiste pritet t'i rikthehet serise se protestave, pas dates 10 janar. Pas nje serie protestash te zhvilluara ne qytetet kryesore te Shqiperise, aksioni politik do te vijoje serish, sic eshte lajmeruar edhe nga kryetari i selise roze, Edi Rama. Ne fjalimet e dhena se fundmi prej tij, eshte folur per protesta edhe me te fuqishme se keto qe kaluan ne muajin e pare te vitit, deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Strategjia e protestave do te kete te njejtin qellim, por i bashkohen dhe qellime te tjera, qe do te nisin sipas grafikut ne te gjitha qytetet kryesore te vendit, per te lajmeruar protesten e madhe qe do te jete ne Tirane. Qe do te thote se nese deri pak kohe me pare hapja e kutive ishte objekti kryesor, tanime denoncimi i rritjes se cmimeve do te jete nje tjeter qellim i ketyre tubimeve. Kjo situate lidhet dhe me rritjen e lajmeruar te cmimit te energjise elektrike. Socialistet do t'u drejtohen te gjithe te prekurve nga kjo rritje, qe sipas tyre do te ndikoje edhe tek biznesmenet e vegjel edhe te medhenj qe t'i bashkohen tubimit te tyre.