E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS krijon grup pune per organizimin e protestave

Selia roze nis punen per organizimin e tubimeve duke ngritur nje grup pune te bere nga cdo deputet i nje qarku dhe perfaqesues te larte vendore

Pas perzgjedhjes se 400 koordinatoreve socialiste per organizimin e zgjedhjeve dhe protestave ne Partine Socialiste eshte formuar nje grup qe po merret me modalitetet e protestave. Burime nga selia roze bejne te ditur se prej pak ditesh eshte krijuar nje strukture e cila ka per qellim te sajin pergatitjen e protestave ne te gjithe vendin. Mesohet se ne kete grupim marrin pjese deputete te cdo qarku dhe perfaqesues te larte te strukturave vendore socialiste ne te gjithe vendin. Permes ketyre takimeve do te arrihet qellimi per percaktimin e te gjitha detajeve qe do te shoqerojne protestat ne te gjithe vendin.

Burime prane ketij grupi te punes kane bere te ditur se deri me tani jane ne fazen e diskutimeve dhe hedhjeve te ideve per sa i perket anes se menaxhimet dhe detajet qe lidhen me protestat.
Ajo qe eshte parashikuar deri me tani ka te beje me nisjen e protestave ne te gjithe vendin pas perfundimit te turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim. Po keshtu behet e ditur se ky tur do te vazhdoje dhe diten e sotme e me pas do te nisin pergatitjet perfundimtare per zhvillimin e protestave. Menyra e protestave sa intensive do te jete dhe si do te koordinojne eshte nje ceshtje qe eshte ende ne konceptim e siper nga grupi i punes i ngritur per kete qellim. Mesohet gjithashtu se ende nuk ka nje forme konkrete per menyren se si do te zhvillohen protestat e ardhshme. Por ajo qe dihet me siguri eshte se shume elemente te perdorur ne protestat e shkuara do te jene te pranishem edhe ne te ardhmen.

Nje ceshtje tjeter po kaq e rendesishme ka te beje dhe me sloganin qe do te mbaje opozita shqiptare gjate zhvillimit te protestave. Ne mbledhjet e zhvilluara deri me tani mesohet se ka minimumi kater variante qe po qarkullojne ne tavolinen e grupit per sloganin qe do te perdoret gjate protestave qe do te fillojne brenda muajit tetor. Per momentin takimet jane duke u zhvilluar ne seline roze dhe ne ambiente te tjera ku takohet baza socialiste. Fillimisht mbledhjet jane zhvilluar edhe nen drejtimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama i cili ka dhene direktivat se ku duhet te orientohet puna e ketij grupi. Por per te gjitha detajet e organizimit qe lidhen me daten e fillimit te protestave nga do te nise dhe si do te procedohet nuk kane marre ende nje forme perfundimtare.

Pas miratimit ne mbledhjen e Kryesise se Partise Socialiste te pak diteve me pare 400 koordinatoret kane nisur nga puna per te vendosur kontaktet me nga afer me njerezit. Te gjithe koordinatoret tashme i jane drejtuar bazes per te mbledhur te dhenat mbi zonat e caktuara mbi perfaqesite politike te individeve dhe vendosjen e kontakteve me njerezit qe njihen per prirje te majta dhe qe mbeshtesin Partine Socialiste. Te gjitha keto te dhena grumbullohen dhe u percillen kryetareve te zonave ose i dorezohen kryetarit te deges socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›