Poeteka prezanton Ballkanin dhe Francisco Ferrer Lern
Ne stinen e festivaleve qe po mbahen keto dite ne Tirane dhe gjetke ne Shqiperi Poeteka 4-10 tetor jep propozimet e veta ne fushen e poezise dhe te mendimit filozofik.
Aktivitet qe nisen dje ne Teatrit e Metropolit me lexime tekstesh nga Nene Tereza Ndoc Gjetja e Jamarber Marko nje homazh In Memoriam vijojne po aty sot paradite.
Fjala kyc e edicionit te gjashte te Festivalit Nderkombetar te Poezise eshte Ballkani. Takimi i sotem ve perballe publikut autoret Mehmet Kraja e Fatos Lubonja per te folur mbi temen Fantazmat e te ndjerit fajtor dhe i pavlere.
I ftuar special i aktiviteteve te mbremjes qe fillojne ne oren 19.00 eshte poetin nga Barcelona Francisco Ferrer Lern 1942. Lern ka karriere mbi 40-vjecare. Botoi per here te pare me 1964 librin Nga kushtet njerezore De las condiciones humanas Ora ovale La hora oval 1971 Konsull Cnsul 1987 me te cilin ai njihet si themelues i nje nga Nente poeteve te rinj spanjolle te brezit te shtatedhjetes. Nga 2005 deri me 2009 ka publikuar pese libra si ne proze edhe ne poezi. Gjithashtu Lerin ka perkthyer shume vepra letrare nga frengjishtja.
Pjesemarresit e kesaj veprimtarie vijne nga 20 shtete te botes si Austria Bosnja Bullgaria Kroacia Franca Gjermania Greqia Kosova Maqedonia Mali i Zi Izraeli Italia Rumania Serbia Sllovenia Spanja Shqiperia Zvicra Turqia SHBA.
Traktati Dy plus Kater ne afishe
I ashtuquajturi Traktati Dy plus Kater titulli zyrtar Traktati mbi zgjidhjen perfundimtare ne lidhje me Gjermanine midis RDGJ-se dhe Republikes Federale te Gjermanise si dhe Frances Shteteve te Bashkuara Britanise se Madhe dhe Bashkimit Sovjetik shenoi fundin e periudhes se pasluftes ne Evrope. Ai i hapi rrugen ribashkimit te Gjermanise dhe u nenshkrua me 12 shtator 1990 ne Moske.
Ekspozita e posterave e Ministrise se Jashtme Gjermane e cila hapet sot deri me 14 tetor ne Ambasaden Gjermane ne Tirane paraqet fakte dhe prapaskena te ngjarjeve ne periudhen nga viti 1989 deri ne fund te 1990. Ajo tregon ne menyre mbreselenese rrugen diplomatike drejt bashkimit te Gjermanise nga renia e Murit me 9.11.1989 ne bisedimet per Traktatin Dy plus Kater te aleateve me perfaqesuesit e dy shteteve gjermane deri ne zgjedhjet e para te Gjermanise se bashkuar me 12.12.1990. Fotografite dhe tekstet risjellin momente prekese te historise gjermane.