Rama Vendimi i KQZ per te djegur fletet e votimit i pavlefshem

UPDATE- Ne bashkebisedimin e tij te pare per vitin 2011 me gazetaret kryetari i PS-se Edi Rama e quajti te pavlefshem vendimin e KQZ-se per djegien e fleteve te votimit ndersa shprehu vendosmerine e opozites per te vazhduar luften per transparence dhe keqqeverisje.
Kemi nje qeveri qe rri ne pushtet me vota te vjedhura per te vjedhur vendin. Dhe ne do luftojme qe ta largojme kete qeveri me protesta dhe me zgjedhje qe nuk do te lejojme te grabiten njesoj si ato te 28 qershorit ka pohuar Rama.
Rama tha se PS-se do te vazhdoje te mbaje marredhenie te kushtezuar me Parlamentin ndersa perseriti akuzat ndaj kryeministrit Berisha per futjen e vendit ne varferi.
Perpjekjet tona per te futur Parlamentin ne rrugen e duhur nuk do te rreshtin- tha Rama ndersa theksoi se Saliu i ka lene ne balte Shqiperine dhe shqiptaret per te cilet ka vetem barcaleta shpifje fantastike kur ne radhet e shqiptareve ka varferi permbytje mungese shprese dhe neveri.
Nderkohe nje dite me pare Partia Socialiste ka paralajmeruar publikimin e nje tjeter afere korruptive me dhenien e koncesioneve per ndertimin e HEC-eve ku ne qender te denoncimit eshte serish ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli. Sipas deputetes se PS-se Ermonela Felaj behet fjale per koncesionin e HEC-eve ne pellgun ujor Bence - Progonat ne rrethin e Tepelenes.
Felaj i drejtoi publikisht 4 pyetje ministrit Genc Ruli duke i kerkuar qe te hedhe drite mbi kete ceshtje perpara se Partia Socialiste te beje publikimin e dokumenteve qe lidhen me kete afere.
... zoti Minister kush e ka marre te drejten per te ndertuar hidrocentralet ne pellgun ujor Bence Progonat
Zoti Minister cila eshte arsyeja qe jane hapur e prishur disa here garat per dhenien me koncesion te ndertimit te hidrocentraleve ne kete pellg ujor
Zoti Minister cila eshte arsyeja qe dy institucione qeveritare Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kane gjykuar teresisht ne kundershtim me ligjin procedurat e ndjekura nga enti prokurues ne varesine tuaj
Zoti Minister cila eshte arsyeja qe ju personalisht keni refuzuar zbatimin e vendimeve te ketyre dy institucioneve
Partia Socialiste ka depozituar ne Prokurori dosjen ne ngarkim te ministrit Genc Ruli te cilin e akuzon per shkelje flagrante te ligjit e per xhiron marramendese te parave qe ai ka realizuar me firmen e tij ne rastin e koncesionit te minieres se Bulqizes.
Depozitimi eshte bere nga deputeti Sajmir Tahiri i cili apeloi per veprim te drejtesise ne kete rast.
Nese drejtesia nuk do te funksionoje as per kete minister te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit te ketij pushteti qe arrin te ndaloje me firmen e vet edhe vendimet e Kuvendit atehere jo vetem drejtesi po as shprese tek drejtesia smund te kete me per askend- tha Tahiri pas daljes nga Prokuroria.
Sipas tij pandeshkueshmeria do te kthehet nga shqetesim serioz ne rutine nese nuk ndeshkohet as ky rast i pakontestueshem arrogance i pushtetit te Saliut qe vodhi votat per te vjedhur Shqiperine duke varferuar perdite shqiptaret.
Sipas Tahirit ministri Ruli ka marre disa vendime te kundraligjshme. Veprimi i pare i kundraligjshem i Genc Rulit eshte se ne ditet e fundit te qendrimit te tij ne postin e ministrit te ekonomise ai ka ndryshuar marreveshjen koncesionare me nje kompani private pa e kaluar fare per miratim ne Kuvendin e Shqiperise sic e kerkon ne menyre taksative ligji shqiptar.
Justifikimi i Genc Rulit se marreveshja nuk i ka kaluar kuvendit sepse Kuvendi ishte i mbyllur pervecse eshte absurd perben edhe proven me te qarte te shkeljes se ligjit. Ne kete rast kemi te bejme me nje pranim publik te fajit dhe pergjegjesise ligjore nga Genc Ruli.
Pozita ligjore e Genc Rulit ne lidhje me kontraten koncesionare rendohet edhe me tej nga fakti se zoti Ruli i ka falur kesaj kompanie edhe nje gjobe prej 1.6 milion eurosh duke e lidhur shlyerjen e saj me rimbursimin e TVSH. Ne kete rast Genc Ruli ka kryer nje tjeter shkelje te rende te ligjit duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke hyre ne kompetencat e Ministrise se Financave
Vete Ruli i ka pranuar publikisht keto zgjedhje shtoi me tej Tahirir i cili ftoi Prokurorine te ndermarre hapat e nevojshme per ta marre Genc Rulin te pandehur dhe per te hetuar deri ne fund arsyet qe e kane shtyre te shkele ligjin sipas tij ne menyre kaq flagrante e te perseritur.