E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundër buxhetit se vuan sindromën e Tunelit

TIRANË- Duke vlerësuar buxhetin e vitit 2012 si buxhet familjar, me në qendër qytetarin dhe që ruan stabilitetin makro ekonomik, mbajtjen nën kontroll të borxhit, inflacionit dhe deficitit, kryeministri Berisha ka akuzuar opozitën se kundërshtimi i saj lidhet me sindromën e Tunelit.

E kuptoj se ju e keni këtë ditën më të vështirë të vitit, por uroj të cliroheni. E lexoj në fytyrat tuaja, një vit më parë ratë në sindromën e tmerrshëm të tunelit të Krrabës dhe hytë në tunel e nuk dolët më. U përpoqa tu shëroja, e pamundur, përdora gjithë aftësitë e mia mediko psikologjike, e pamundur, tani kthehemi tek të dhënat. Ju keni sindromën, ndaj se votoni buxhetin- tha Berisha, duke folur në seancën e sotme të Kuvendit, teksa diskutohej në parim  projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

Sipas Berishës Shqipëria përballoi me sukses krizën dhe mblodhi të ardhura 8 miliardë lekë më shumë se viti kulmor i opozitës në pushtet.

Buxheti ishte 222 miliardë lekë në vitin 2004, u bë 232 miliardë në 2005, shkoi në 258 miliardë në 2006, 351 miliardë në 2007,  362 mld në 2001, 390 në 2011 dhe 396 në 12. Faktet mbeten, fjalët tuaja i merr era. Habertarë të papërmbajtur cdo ditë, ju flisnin lajmet më pesimiste për ekonominë, asgjë nga të gjitha nuk u provuan të vërteta. Të gabosh, njerëzore është, të gabosh dy herë zoti të ruajtë, të gabosh 3 herë, gënjen veten 3 herë. Ju e bëni të 6 herë, ju jeni të pashpresë- tha Berisha.

Sipas tij, opozita ka kundërshtuar buxhetin pa asnjë fakt. Unë do votojë me ju nëse do sillnim buxheti me deficit 6%, nëse borxhi do shkonte 70%, nëse do përdoreshin manovra inflacioniste. Do votojë nëse nuk do rriteshin rrogat dhe pensionet. Ju jeni në sindromën e tunelit pa dritë. Ky është nihilizmi më ekstrem ndaj mundit e përpjekjeve të shqiptarëve për begati- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›