Projekt-buxheti 2012, sot seancë e posaçme në Kuvend
Projektbuxheti i vitit 2012 do të diskutohet sot në Kuvend në një seancë të posaçme. Projektbuxheti vitit 2012 është diskutuar dy javët e fundit në komisionet parlamentare, ku ka pasur debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.
Sipas deputetëve të opozitës, projektbuxheti i vitit 2012 nuk merr parasysh nivelin e lartë të borxhit publik dhe bën një ndarje politike të fondeve që i jepen qeverisjes lokale.
Kryeministri Berisha e ka cilësuar projektbuxhetin vitit 2012 si më të madhin në historinë e vendit, ndërsa ministri i Financave, Bode, është shprehur se ai garanton ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik dhe mbajtjen e borxhit publik nën kufirin e lejuar.
Disa ditë më parë, Banka Botërore, në raportin e saj mbi Evropën Juglindore theksonte se Shqipëria është vendi me borxhin më të lartë publik në rajon.