AK: Festa e Pavarësisë, tubim madhështor në Sheshin e Flamurit
Aleanca Kuq e Zi organizon të shtunën një tubim madhështor në Sheshin e Flamurit, në Vlorë.
Përmes një deklarate për shtyp, AK fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në tubimin që organizon me rastin e Ditës së Pavarësisë, në 26 nëntor, në orën 11:00.
Në Vlorë do të mblidhemi të gjithë kuq e zinjtë. Do të mbulojmë sheshin e Flamurit me flamur gjigant, i cili do të rrugëtojë më pas drejt Prishtinës – thuhet në deklaratën e AK.
Sipas AK, shqiptarët nga të gjitha trevat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin madhështor, për të ngritur në maksimum vlerat kombëtare.