Gruevski, përballet me opozitën në kuvend

Nikolla Gruevski
Kryeministri Nikolla Gruevski dhe kabineti i tij qeveritar për herë të parë sot do të përgjigjen para deputetëve për tremujorin e parë të qeverisjes.
Qeveria e kryeministrit të ri maqedonas do të jetë në dispozicion të pyetjeve të deputetëve të në lidhje me ecurinë. Partitë opozitare deklaruan se do të kërkojnë llogari nga kryeministri dhe ministrat e kabinetit të tij lidhur me realizimin e projekteve dhe objektivave të qeverisjes, por edhe për problemet që po mbretërojnë në vend.