Berisha: Rama po bllokon imunitetin, pengesë për BE
Kreu i qeverise, Sali Berisha ka akuzuar serish liderin e PS-se, Edi Rama per bllokimin e imunitetit, duke theksuar se me kete synim per demtimin e qeverise, ai po demton interesin e shqiptareve per integrimin ne BE.
Deklarata eshte bere gjate takimit që Berisha zhvilloi sot me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte.
Sipas Berishes, shqiptaret po presin me padurim rrëzimin më datë 6 gusht të murit të imunitetit dhe korrupsionit dhe hapjen e dyerve të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Rama nuk voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit, pasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar- tha ai.
Sipas Berishes, eshte Rama ai qe po bllokon imunitetin. “Rama për më shumë se 5 vjet e bllokoi heqjen e imunitetit, duke kërkuar që kjo heqje të bëhet nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kur ne pranuam heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës dhe dorëzuam në Parlament projektin e përgatitur nga KE dhe Euralius, Rama nuk pranoi të votojë, por kërkoi të votohet projekti i Partisë Socialiste, i cili nuk lejonte arrestimin dhe kontrollin e banesës se deputetit pa miratimin e Parlamentit. Kur ne pranuam kërkesat e tij, zoti Rama përsëri deklaroi se nuk do të lejonte grupin të votonte me date 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit megjithëse kjo datë është caktuar më datë 12 korrik si datë për votimin e heqjes së imunitetit me miratimin unanim të Parlamentit” tha kreu i qeverise.
Nderkohe Volonte, sipas Kryeministrise ka deklaruar se bllokimi i procesit te statusit është tejet i dëmshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e imunitetit, sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtarëve të saj, kurse tani rezulton se është ai dhe opozita që duke bllokuar heqjen e imunitetit mbrojnë korrupsionin dhe bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria.- thuhet ne njoftim.