E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kundër ndryshimit në ligjin mbi përgjimet

Partia Socialiste pozicionohet kundër projektligjit "Për përgjimet e telekomunikacioneve", që i jep të drejtë çdo ministrie, që ka në kompetencë forca policore që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore, të kërkojnë kryerjen e përgjimit. "Shtimi i ‘çimkave‘ dhe i përdoruesve të tyre argumentohet me nevojën e luftës kundër korrupsionin në shtëpinë e çdo ministrie dhe në atë të financave. Këto argumente ngrihen në një kohë kur qeveria trumbeton më të madhe se ka qenë e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, se respekton liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se bizneset në Shqipëri kanë një atmosferë mjaft të mirë për t‘u zhvilluar", tha deputetja e PS-së, Vasilika Hysi. Sipas saj, Partia Socialiste është e vendosur të luftojë korrupsionin, por duke respektuar standardet ndërkombëtare në këtë fushë, Kushtetutën dhe ligjet e vendit, institucionet kushtetuese, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›