PS kundër nismave të qeverisë
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që në seancën plenare të ditës së enjte do të kundërshtojnë aktin normativ të propozuar nga qeveria për pagimin e borxheve që ndërmarrjen e ujësjellësve të bashkive dhe komunave kanë ndaj CEZ-it.
Gjithashtu, ligjvënësit socialistë kanë vendosur që të ripërsëritin qëndrimin e tyre mbi buxhetin faktik, i cili është diskutuar pak ditë më parë në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Deputetët socialistë do të ritheksojnë qëndrimin e tyre në lidhje me rritjen e nivelit të borxhit publik, pasi sipas tyre, ka kaluar kufirin ligjor prej 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Mbledhja e grupit parlamentar, zhvilluar me dyer të mbyllura u drejtua nga Gramoz Ruçi, në mungesë të kryetarit Edi Rama. Kryesocialisti mungoi në këtë mbledhje, pasi është nisur drejt Rumanisë.