E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Vizat, vitin e pare qeverises

Fatjona Mejdini

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha siguroi diten e djeshme qytetaret se liberalizimi i vizave do te kryhej brenda vitit te pare te mandatit te ardhshem, te qeverise aktuale. Me ane te nje deklarate per shtyp ne Ministrine e Jashtme, kreu i diplomacise shqiptare hodhi poshte spekulimet me deklaratat se raporti i eksperteve te Komisionit Evropian per vizat, ka nota negative per Shqiperine. "Zoti Rama, rreket me kot te mbuloje "diellin me shoshe". Raporti konstaton qartesisht, ate qe ju kemi thene shqiptareve dhe ate qe u kane thene shqiptareve ministrat e Jashtem te BE-se, miqte e Shqiperise. Brenda 12 muajve te pare te mandatit tone te dyte, qytetaret shqiptare me pasaporta biometrike, do te udhetojne si evropiane, te barabarte mes evropianeve", konfirmoi ministri i Jashtem Basha, duke quajtur si ze kryesor te ketyre hamendesimeve kryetarin e PS-se, Edi Rama. Sipas Bashes, versioni paraprak i ketij raporti ve ne dukje se Shqiperia ka shenuar progres thelbesor dhe te ndjeshem, ne secilin nga kater blloqet e udherrefyesit, madje edhe ne krahasim me konkluzionet e raportit paraprak te nentorit te vitit te kaluar. Ministri i Jashtem deklaroi se blloku i pare, qe lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, cileson se Shqiperia ka shenuar progres, ne lidhje me procesin teresor te ngritjes se infrastruktures dhe aplikimit, prodhimit dhe shperndarjes se dokumenteve, te cilet jane te sigurise se larte dhe ne perputhje me standardet evropiane. Sipas Bashes, progresi eshte i ndjeshem edhe per sa i perket menaxhimit te kufijve. "Programi per antikorrupsionin ne politiken e menaxhimit te kufijve, eshte duke u zbatuar me sukses. Po keshtu, sistemi i azilit eshte plotesisht funksional. Autoritetet shqiptare kane arritur progres thelbesor ne adoptimin dhe zbatimin e ligjit per te huajt, dhe kane kryer bashkepunim efektiv me vendet anetare ne lidhje me ceshtje te ripranimit", deklaroi ministri i Jashtem. Shqiperia, sipas shefit te diplomacise shqiptare, ka shenuar progres ne lidhje me bllokun e trete, per rendin ligjor dhe sigurine. Tashme baza ligjore ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, eshte vendosur plotesisht dhe implementohet cdo dite. Sipas Bashes, Shqiperia ka shenuar gjithashtu progres te shpejte dhe eshte ne rrugen e duhur per ceshtjet e te drejtave themelore dhe marredheniet me jashte, qe perbejne bllokun e katert. Kryediplomati tha se Shqiperia nuk shenon asnje incident me baza dhe motive etnike, ne lidhje me komunitetin rom ne vitin 2006, ka hartuar nje strategji kombetare dhe nje plan veprimi per dekaden e Romeve, ne lidhje me permiresimin e kushteve te jeteses se ketij komuniteti.

Basha: "Kosova, vleresim rezolutes se vendeve islamike"

Ministri i Jashtem pershendeti dje edhe rezoluten e Organizates se Konferences Islamike per Kosoven. Sipas Bashes, per here te pare OKI i referohet ne dokumentet e saj zyrtare deklarates se pavaresise se Kosoves duke evidentuar qarte se, qe nga shpallja e pavaresise me date 17 shkurt 2008, Kosova ka bere progres ne ndertimin e institucioneve demokratike dhe ka krijuar kuadrin e nevojshem ligjor dhe institucional bashkekohor. "Miratimi i kesaj rezolute, votuar nga te gjitha vendet e OKI-se, edhe nga ata qe nuk e kane njohur akoma pavaresine e Kosoves, deshmon se eshte hapur nje kapitull i ri ne marredheniet e OKI-se me Kosoven", tha Basha ne fjalen e tij. Sipas tij, rezoluta ka nje rendesi te jashtezakonshme dhe perben nje sukses te permasave te medha per Kosoven dhe njohjen e saj te metejshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›