E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS manovra me paditë në KQZ, Edi Rama synon amulli ligjore

30-05-2011 / Gazeta 55

Reagon deputeti demokrat Tritan Shehu:

Shtimi i ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor konsiderohet nga Partia Demokratike si një manovër e socialistëve për të krijuar një amulli ligjore. Deputeti demokrat, Tritan Shehu përmes një prononcimi për mediat ka kërkuar nga kryesocialisti Rama, që t’i jap fund presioneve verbale. Duke iu referuar Partisë Socialiste dhe kryesisht kreut të saj Edi Ramës, deputeti i Partisë Demokratike, Shehu e cilësoi PS-në si të papërgjegjshme duke mos respektuar afatet ligjore dhe duke shkelur ligjet.
“PS, lidershipi i saj, kryetari i PS, në njërën anë kërkojnë të influencojnë mbi institucionet e drejtësisë me presione, me dhunë e me kërcënime verbale, jo me dhunë fizike si pak ditë përpara para KQZ, dhe nga ana tjetër nuk janë në gjendje të paraqesin kërkesat, ankesat e tyre në mënyrë të rregullt, të përmbledhshme dhe brenda kërkesave që ka një sistem gjyqësor”, deklaroi deputeti demokrat, Shehu.
Ai gjithashtu ka argumentuar edhe arsyet pse Partia Socialiste mban këtë qëndrim.
Arsyeja e parë e madhe, thotë ai, është se ata e dinë që kanë humbur dhe duke e ditur që kanë humbur nuk gjejnë argumente për të kontestuar humbjen.
Së dyti, humbja vetë i ka futur në një amulli mendimi dhe idesh e cila pasqyrohet në këtë amulli kërkesash dhe kundërkërkesash që ka ndaj Kolegjit Zgjedhor, pastaj ndaj KQZ.
Më tej vazhdon, deputeti demokrat, Shehu se një amulli e tëre procedurash ligjore që vjen si pasojë e konfuzionit, që kanë si pasojë e asaj që ata ndjejnë humbjen, e pranojnë vërtet humbjen dhe nuk janë në gjendje të kontestojnë humbjen.
Deputeti demokrat, Tritan Shehu kërkoi gjithashtu nga kampi opozitar të dëgjojë me kujdes mesazhet e faktorit ndërkombëtar lidhur me procesin pas-zgjedhor në Shqipëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›