PS mbështet familjarët e viktimave në zbardhjen e ngjarjes
16/03/2010 Dyvjetori i tragjedisë së Gërdecit
Deputetët socialistë zhvilluan dje homazhe në Gërdec, duke përkujtuar dyvjetorin e tragjedisë së 15 marsit, ku humbën jetën 26 persona. Kështu, gjatë ditës së djeshme socialistët së bashku me të afërm dhe familjarë kanë përkujtuar viktimat e Gërdecit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me deputetë të kësaj partie vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe afër kraterit në kujtim të 26 jetëve të humbura në këtë tragjedi. Pas homazheve në këtë zonë deputetë të PS-së kanë qenë për ngushëllim në disa prej familjeve që u prekën nga një tragjedi e tillë. Gjatë bisedave me ta socialistët siguruan familjet se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për zbardhjen e plotë dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë personave që janë vërtet të implikuar në ngjarjen e dy vjetve më parë. Deputeti i PS-së Namik Dokle, duke u ndalur në këtë tragjedi, vlerësoi se “ai krater është krateri i dhimbjes dhe krateri i akuzës, sepse aty u prenë ëndrrat e fëmijëve për një jetë më të mirë. Aty u prenë shpresat e nënave për jetën e fëmijëve të tyre”. Njëkohësisht, duke qenë më i qartë në akuzat e tij, Dokle nënvizoi se “ky krater është një akuzë për ata politikanë që e sajuan dhe vazhdojnë karrierën politike pa u hyrë gjemb më këmbë, për arsye se qeveria dhe qeveritarët i sajojnë, i organizojnë dhe i mashtrojnë shqiptarët dhe Shqipërinë”. Deputeti Dokle garantoi familjarë se “PS-ja asnjëherë nuk do të ndalojë së kërkuari të drejtën për këtë tragjedi të madhe që ka ndodhur këtu në Gërdec, që ishte një dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët”.