Buxheti 2010, në fokus infrastruktura dhe përmbytjet
16/03/2010 Shkodër, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin. Masat për parandalimin e katastrofave natyrore
SHKODER- Këshilli Bashkiak i Shkodrës miraton buxhetin e vitit 2010. Pavarësisht mosvotimit në tërësi të këshilltarëve të majtë, paketa fiskale prej 797 milion lekëve e këtij viti është miratuar me 33 vota pro, 9 kundër dhe me 2 abstenime. Miratimi i këtij buxheti i ka dhënë mundësi Bashkisë Shkodër për fillimin e shpejtë të investimeve që pritet t’i ndryshojë jo vetëm pamjen qytetit, por edhe të ndikojë në zhvillimin social –ekonomik të tij. Në mbledhjen e djeshme ku morën pjesë të gjithë këshilltarët u diskutua dhe për realizimin e investimeve, punën e bërë në mbledhjen e të ardhurave dhe nivelin e shërbimeve për vitin 2009, si dhe parashikimet në këto drejtime për vitin 2010.
Buxheti
Ndërkohë buxheti i vitit 2010 është vlerësuar nga drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës si oferta më e mirë për njëmijë ditët e kësaj qeverisje. Pavarësisht këtij vlerësimi, buxheti nuk u miratua nga të gjithë këshilltarët, pasi të majtët nuk e kanë votuar në tërësi, por vetëm shtesat e projekteve të mbështetura prej tyre. Këshilltarët e majtë kanë pasur kritika për disa pjesë të infrastrukturës së qytetit, ku kanë munguar investimet, për mosrealizim në kohë të disa investimeve për bordurat e larta të disa rrugëve të reja të qytetit, si dhe për dështimet në ngritjen e disa rrethrrotullimeve. Nga ana tjetër gjatë prezantimit të buxhetit, këshilltarët kanë diskutuar dhe rreth masave që janë marrë dhe po merren për parandalimin e përmbytjeve dhe shpërndarjen e ndihmave, apo kompensimin e familjeve të përmbytura të qytetit. Bashkia e Shkodrës ka premtuar se mënjanimi i përmbytjeve është parashikuar me investime infrastrukturore. Kështu për mbrojtjen e lagjes “Livadhe” kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, ka theksuar se është parashikuar ndërtimi këtë vit i një Bay Pas-i. Projekti për këtë ndërhyrje ishte përfunduar para se të ndodhnin përmbytjet në këtë lagje dhe ka gjetur miratimin e qeverisë Berisha. Ndërsa në lagjen “Ajasëm” është parashikuar ndërtimi i një rruge të re më lart se niveli i asaj aktuale. “Nisur nga shqyrtimi i këtyre pikave është miratuar financimi për ndërtimin e rrugës së “Ajasmës”, sipas projektit të miratuar në projektbuxhetin tonë. Një zonë e cila është në gjendje të mjerueshme në nivel infrastrukture. Kemi siguruar financimin për ndërtimin e kolektorit në qendër të qytetit në kuadër të përmirësimit dhe ristrukturimit të stacionit të pompave të ujërave të zeza. Ka amortizim të theksuar ndaj po punojmë për ristrukturimin komplet të stacionit të pompave”, ka sqaruar kryebashkiaku Luka. Më pas kërkesa e grupit të këshilltarëve socialistë për parashikim ndihmash në favor të familjeve të përmbytura ka sjellë reagime dhe kundër reagime nga kampi i djathtë dhe i majtë deri në politizim të çështjes. Përfaqësuesit e Bashkisë së Shkodrës kanë theksuar se është qeverisja qendrore ajo që do të gjejë mekanizmat e duhura për dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura, si dhe do të shikohet mundësia që familjet më të rënduara nga përmbytjet të bëhen pjesë e skemës së ndihmës sociale të pushtetit vendor. Ndërkohë për këshilltarët bashkiakë u bë e ditur se për vitin 2009 ndër ndërhyrjet më të rëndësishme konsiderohen rikonstruksionet e rrugëve dytësore në bashkëpunim me komunitetin me fond të konsiderueshëm prej 33,3 milionë lekësh. Për sa u përket të ardhurave të grumbulluara gjatë vitit 2009, përfaqësuesit e Bashkisë theksuan se në sajë të një mirëorganizimi të punës është arritur të sigurohen rreth 425 milionë lekë të reja të ardhura të grumbulluara nëpërmjet taksave vendore. Këto taksa do të kthehen në shërbime për qytetarët gjatë vitit 2010.