PS mbledh firmat e 20 mijë zgjedhësve për të hetuar zgjedhjet e 28 qershoritNga TemaPS nis procesin e mbledhjes së firmave nga 20 mijë qytetarë shqiptarë, në emër të të cilëve opozita do të kërkojë në parlament hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. P
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
PS mbledh firmat e 20 mijë zgjedhësve për të hetuar zgjedhjet e 28 qershoritNga TemaPS nis procesin e mbledhjes së firmave nga 20 mijë qytetarë shqiptarë, në emër të të cilëve opozita do të kërkojë në parlament hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Procesi i mbledhjes së firmave nisi në mitingun e djeshëm të opozitës, të drejtuar nga PS. Në sheshin para Kryeministrisë ishin vendosur disa tavolina, ku qytetarët e pranishëm ishin të ftuar të firmosnin projektin e opozitës për hapjen e kutive të votimit. Kërkesa, e firmosur nga 20 mijë qytetarë, do t’i shkojë parlamentit, pasi ky institucion në bazë të Kushtetutës mund të hapë procesin e hetimit për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkohë vetë mbrëmë janë mbledhur 8 mijë vota.